Balliu: Sot s’ka ligj, Kushtetutë e drejtësi! Është vetëm një dikator, Rama! Të bashkohemi për të fituar zgjedhjet

16:49, 29/09/2024
A+ Aa A-

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu nga studio e Syri Tv në edicionin e pasdites është shprehur se vendi ynë po qeveriset nga një diktator.

Sipas tij, sa kohë që në Shqipëri mungon ligji, Kushtetuta dhe Drejtësia, shoqëria ka detyrimin të ngrihet për t’i rifituar ato për veten e saj dhe jo për politikën.

Sipas Balliut, është dramatike që në një vend si i yni, një qytetari i duhen mbi 10 vite për të marrë drejtësi, ndërsa vetë kryeministri Rama është i pari që ka flakur tutje vendimin e Gjykatës Kushtetuese në koshin e tij të plehrave.

Për Balliun është koha që qytetarët të mobilizohen dhe bashkohen për të fituar zgjedhjet përmes votës së lirë.

Koha është që opozita të hidhet në veprim. Jemi në vonesë edhe si shoqëri jo vetëm si opozitë. Sot s’kemi ligj, Kushtetutë e drejtësi, këto s’kanë lidhje me politikën. Qytetarët s’marrin drejtësi dhe ky është kapitullim i sistemit.

Çdo qytetar që ka të bëjë me gjyqet e di që s’është politike, por është dramatike për realitetin tonë të sistemit të drejtësisë.

Kryeministri e mori vendimin e Kushteteuses dhe e flaku në koshin e plehrave të tij. Ky pushtet e mendon veten mbi Kushtetutën, sepse s’ka ligj të së drejtës. Jemi në narkoshtet. Në diktaturë je kur një njeri ka një pushtet absolut pa limit kushtetues. Dhe ky është Edi Rama. Kur takon një qytetar Ramën, dije që ka takuar një diktator.

Sali Berisha s’ka qënë kurrë kryetar i Bashkisë Tiranë, siç pretendon SPAK që e ka sajuar vetë. Kjo na tregon se s’ka sistem drejtësie. Edhe pse kanë shkuar në burg për inceneratorët dhe sterilizimin, paratë vijojnë ende të jepen.

Sot është koha për akte. Kjo na takon të gjithëve si shoqëri e jo si PD. Të bëhen bashkë të gjithë qytetarët. Sot ka vlerë mbijetesa dhe për të po shitet gjithçka. Siguria e jetës është në një terr të zi. Nga ndotja te rreziku për jetën, mbrojtja nga institucionet e shtetit. Shqipëria mund të jetë ndryshe, ka qenë ndryshe. S’janë shqiptarët diktatorë, s’janë trafikantë droge, kemi vetëm një që duhet ta heqim që vendit t’i rikthejmë zhvillimin.

Duhet t’i lëmë inatet që të bashkohemi për të fituar zgjedhjet me votë. Ia vlen të sakrifikosh për demokraci, sepse njerëzit janë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco