SYRI TV/ Fjalimi i Ramës në OKB, Gërvalla: Rama asnjë fjalë për rrezikun serb, Shqipëria të jetë më aktive

15:32, 29/09/2024
A+ Aa A-

Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla reagoi ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi Rama para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Nju Jork. Gërvalla shprehu shqetësimin se kryeministri shqiptar nuk shpenzoi asnjë sekondë kohë për të informuar vendet anëtare të organizatës për rrezikun që Serbia paraqet për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit. 

SYRI TV

Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla u shpreh e shqetësuar pas fjalimit të Kryeministrit Rama në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë një takimi të zhvilluar në Nju Jork, pjesë e të cilit ishte edhe Kryeministri Albin Kurti, Gërvalla tha se kryeministri shqiptar nuk shpenzoi asnjë sekondë kohë për të informuar vendet anëtare të organizatës për rrezikun që Serbia paraqet për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit. 

Ne kemi parë dje fjalimin e Kryeministrit Rama dhe e vërtetë që I ka bërë apel 5 shteteve jo njëhese të BE që ta njohin Kosovën, por nuk ka shpenzuar asnjë second për ta informuar bashkësin kombëtare si kryeministri I vetëm shqiptar që ka marr fjalën, për rrezikun që Serbia paraqet si për kosovën si për pjesën tjetër të rajonit. Dhe si shqiptarët të cilët synojnë një bashkëpunim mes vete, duhet ta ngreme kritikën dhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shëipëria mund të jetë më aktive. Pa inate, pa ofendime, pa shprehje te papershtatshme…..

Shefja e diplomacisë kosovare kërkoi nga Shqipëria që të bashkërendohet më shumë me Kosovën për cështje që lidhen me politikën e jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco