SYRI TV/ Vokshi: Shqipëria me tre të burgosur politikë, Rama ka instaluar regjim putinist

15:17, 29/09/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate, Albana Vokshi I bëri apel, partive popullore Europiane, të kontribojnë për të ndaluar  regjimin antidemocrat, që po instalohet në Shqipëri, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë diksutimeve në forumin Grave të Partisë Popullore Europiane, Vokshi ngriti  shqetësimin për situatën aktuale në vend, duke thënë se në Shqipëri,  përfaqasues të lartë të opozitës, janë vendosur në burg politik, me urdhër të kryeministrit.

SYRI TV

Deputetja  demokrate  Albana Vokshi , ka ngritur  shqetësimin për  gjendjen e përkeqesuar të demokracisë  në Shqipëri, gjatë diskutimeve në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, që mbajti Akademinë e Vjeshtës në Marok.  Në fjalën e saj, Vokshi denoncoi  situatën aktuale në vend, duke thënë se kryeministri EDI  Rama ka grumbulluar ç‡do pushtet  në vend dhe me urdhër të tij, është vendosur  në burg politik, lideri I opozitës, Sali Berisha,  deputeti demokrat Ervin Salianji, ndërsa më herët edhe Fredi Beleri. 

Lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë. Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri.

Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm.

Vëllai i kryeministrit është aktualisht në hetim për dyshimet në lidhje me një grup tjetër ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe mesazhi për burgosjen e kolegut tonë është mesazh për të gjithë opozitën: të mbyllim gojën. Sot kemi tre të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës. Nesër mund të jem dhe unë dhe çdo koleg tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist”. –

Si kryetare e Gruas së Partisë Demokratike dhe si Zëvendëspresidente e EPP Ëomen, deputetja Albana Vokshi ngriti edhe te tjera  probleme kryesore për Shqipërinë: korrupsionin madhor të qeverisë, mungesën e shtetit ligjor dhe largimin masiv të shqiptarëve. Në panelin e drejtuar nga Albana Vokshi, “Demografia dhe Ekonomia”, i përbërë nga ministre, kryetare bashkie, eurodeputete, Vokshi deklaroi se për shkak të keqeverisjes në Shqipëri të rinjë  e arsmiuar  dhe profesionistë kanë emigruar, duke theksuar se në 10 vitet e fundit, janë larguar nga vendi mbi 1 milion shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco