Zëdhënësja e PL-së, Memelli: Shqipëria, rajoni me përqindjen më të madhe që përballet me vështirësi për blerjen e barnave

12:47, 29/09/2024
A+ Aa A-

Deklaratë për mediat e Zëdhënëses të Presidentit të Partisë së Lirisë, znj.Jasmira Memelli

Shqipëria ka përqindjen më të madhe të qytetarëve në Rajon që përballen me vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore, sipas të dhënave nga anketa e Barometrit të Ballkanit, që është zhvilluar nga Këshilli I Bashkëpunimit Rajonal.

Referuar Barometrit të Ballkanit, 33% e të anketuarve në Shqipëri, pohuan se kishin vështirësi për të blerë barnat e referuara që nuk ishin të mbuluara nga Skema e sigurimeve në vitin e fundit.

Në vendet e tjera të Rajonit, qytetarët kishin më pak vështirësi në sigurimin e barnave, vetëm 15% e të anketuarve në Bosnjë pohuan se hasnin vështirësi në sigurimin e barnave jashtë skemës së sigurimeve, ndërkohë kjo përqindje në Kosovë ishte vetëm 13%, në Maqedoninë e Veriut 31%, 25% në Malin e Zi dhe në Serbi vetëm 12%.

Gjithashtu Shqipëria ishte një nga vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që nuk përballonin dot kostot e shërbimeve shëndetësore që nuk ishin të mbuluara nga skema e sigurimeve.

Qeveria shqiptare, jep nivelin më të ulët të fondeve për rimbursimin e barnave në rang europian sipas statistikave të OBSH-së, në vitin 2023 vendi ynë ka importuar 26.8 miliardë lekë produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë janë mbuluar nga fondi I rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Qytetarët shqiptarë kanë një barrë të rëndë financiare për shërbimet shëndetësore edhe pse supozohet që në vendin tonë ky shërbim ofrohet falas, por të gjithë e dimë që kjo është gënjeshtra më e madhe e thënë ndonjëherë nga kjo qeveri narkoshteti. Jo vetëm që nuk kemi shendetësi falas, por nuk kemi fare shërbim shëndetësor, një sektor i dështuar ku korrupsioni ka arritur majat, ku luhet me jetën e qytetarëve dhe shteti me në krye Edi Ramën bën sehir. E kemi akoma të freskët skandalin tek

Onkologjiku dhe shumë skandale të tjera që na bëjnë të besojmë se kësaj qeverie të dështuar nuk I intereson jeta e qytetaarëve.

Në listat e rimbursimit është një gamë e ulët e produkteve farmaceutike dhe qytetarët përdorin fondet e tyre për blerjen e medikamenteve, por a ju del pensionistëve te blejnë barnat me buxhetin e tyre?

Është qesharake të mendosh që me pensionin që ata marrin dhe me rritjen e fundit totalisht tallëse dhe fyese që Edi Rama ju bëri pensionistëve, ata të përballojnë blerjen e barnave.

Është e turpshme që të thuhet se me sa lekë është rritur pensioni për pensionistët, 750 lekë të vjetra, as një pako paracetamol. Edhe ato pak medikamente që janë në listën e rimbursimit janë jo të sigurta.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2013 deri në vitin 2022, importet e produkteve farmaceutike në vlerë, u rritën me 11.3 miliardë lekë, ndërsa fondet për rimbursimin e medikamenteve u rritën me 3 miliardë lekë, kjo tregon se shpenzimet nga xhepi për blerjen e produkteve farmaceutike janë rritur vitet e fundit.

Partia e Lirisë në programin e saj me 5 prioritete për 4 milionë shqipëtarë + ju ka dhënë një fokus të vecantë pensionistëve, duke garantuar :

- Ritje të pagave dhe pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandate qeverisës.

- Dyfishim të pensioneve.

- Pagesë e kompesimit të padhënë si rezultat I mosindeksimit të rreth 45 miliardë lekë që do të shpërndahen tek pensionistët, si dhe indeksim të vazhdueshëm vjetor.
Për pensionistët gjthashtu do të realizohet:

- Rimbursim I ilaceve: fatura rreth 3.5 miliardë lekë

- Rritje e pensionit minimal në nivelin 50% të pagës minimale
dhe kjo do të vijë nga sigurimi I të ardhurave për investime dhe politika sociale.

- Mbledhja e të ardhurave në nivelin 40-41%të Prodhimit tw Brwndshwm Bruto.

- Heqje e përjashtimeve pa impakt ekonomik dhe social

- Heqje e trajtimeve preferenciale.

- Reduktim I informalitetit.

- Rritje e performancës së administratës fiskale dhe lufta kundër korrupsionit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco