Video ekskluzive/ Pasi bëri teatër në OKB për Kosovën, Rama fle në ‘dhomën’ e hotelit me Vuçiçin

23:04, 28/09/2024
A+ Aa A-

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç ndodhen në New York, ku po marrin pjesë në Asmablenë e Përgjithshme vjetore të OKB.

Pas një vale kritikash nga opinioni publik për propozimin e tij për krijimin e Shtetit Bektashi në Tiranë, ku u sulmua se po tenton të krijojë një shtet që jo vetëm do t’i verë flakën bashkëjetesës fetare në vend, por ishte edhe një asisst për Aleksandër Vuçiçin për të kërkuar edhe ai krijimin e një sheti fetar brenda Kosovës, gjë të cilën e kërkojn prej kohës me Manastirin e Deçanit, Edi Rama foli edhe për Kosovën sa për sy e faqe dhe për të amortizuar bereshërinë e kritikave që mori.

Mirëpo vëllazëria e përshpirtshme që ka me Vuçiçin nuk zhbëhet.

Më 27 shtator, Aleksandër Vuçiç është filmuar duke ecur në këmbë në rrugët e New York-ut pranë hotelit ku qëndronte Edi Rama, Hotel Gregorian.

Vetëm pak sekonda, siç duket edhe në video, pasi kalon Vuçiç, Edi Rama del nga hoteli, ku përpara e pret një makinë me të cilën edhe largohet nga vendi.

Dëshmitarë në zonë dhe një burim për Syri Tv ka ngritur dyshimin se Rama dhe Vuçiç janë takuar në hotel, ose në një restorant fare pranë në atë zonë.

Hoteli ndodhet afër zonës ku u zhvillua aktiviteti i Ramës, gjoja me diasporën shqiptare afër “34 street Harold square”, por që në sallë dukej Veliaj, Balla, Linda dhe 20-30 persona të tjerë.

Videoja ekskluzive e ardhur në redaksinë e Syri Tv nuk le shumë dyshime për një takim mes dy kryeministrave, vasalë të Sorosit, në New York, pasi është më e dyshimtë të jetë rastësi ‘këmbimi’ i tyre, sesa të kenë qenë bashkë vetëm pak minuta më parë. Duke ditur miqësine dhe bisedat telefonike që ata zhvillojnë me orë të tëra mes tyre, varianti i rastësisë bie poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco