VIDEO/ ‘24 orë në heqje lirie’, Salianji mesazh të fortë: Kam gjithë energjitë për të dal triumfues

VIDEO/ ‘24 orë në heqje lirie’, Salianji mesazh të fortë: Kam gjithë energjitë për të dal triumfues

21:48, 28/09/2024
A+ Aa A-

Edhe pse i izoluar në qelitë e burgut të Fierit, pas një vendimi politik të Gjykatës së Apelit të urdhëruar nga Edi Rama, Ervin Salianji nuk ka ndaluar së reaguari.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebok, shoqëruar edhe nga një video, pak para vetëdorëzimit në polici, Salianji shprehet se, do të dalë triumfues nga kjo situatë, për tu bashkuar në luftën ndaj të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë.

‘Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme!

Dua t'ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh!

Falënderime nga zemra!’, shkruan Ervin Salianji në reagimin e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco