VIDEO/ Berisha: Vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafa, janë vëllazëritë e krimit dhe drogës në Shqipëri

19:41, 28/09/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn si vëllazëritë e krimit në Shqipëri.

‘Vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafa, janë vëllazëritë e krimit dhe drogës në Shqipëri’, theksoi lideri i PD-së.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq!

Në gusht të vitit 2016 media më e afërt me Edi Ramën, media e Bolinos botonte dosjen e plotë të Geront Xhafës në Itali dhe Venezuelë.

Sali Berisha denoncoi vëllazërinë Xhafa, si njëra nga vëllazëritë më të rrezikshme të drogës dhe mafias në Shqipëri dhe Ballkan.

Nga vëllazëria Xhafa nuk do të reagonte asnjë njeri ndaj këtij denoncimi të plotë dhe të gjerë. Vëllazëria Xhafa zbatoi omertan, kodin e heshtjes.

Por ai që reagoi me furinë dhe egërsinë më të madhe ishte vëllazëria Rama, ishte Edi Rama, për të faktuar se ata ishin një me vëllazërinë Xhafa.

Cilido që dëshiron mund të lexojë se me çfarë fjalori u vërsul kundër meje, por kur thoni. Në ora 1 të natës, Edi Rama në mbrojtje të zjarrtë të Geron Xhafës, të njeriut të ndershëm, të trafikantit të ndyrë, kriminel, i cili trafikonte dhe akaparuar lojërat e fatit me Olsin, siç thonë.

Edi Rama në 1 të natës e detyruan të vërsulet me tërbim, me një fjalor halabaku kundër Sali Berishës.

Miqtë e mi!

Gazetari trim, Jetmir Olldashi të cilit shoqëria i detyrohet shumë, mori përsipër të ju faktojë shqiptarëve se ai, njeriu i ndershëm që rriste dy fëmijë, i Edi Ramës, ai ishte një kriminel i damkosur, ai ishte një trafikant i rrezikshëm që mbrohej nga vëllai i tij, faqezi Xhafaj, ministër i Brendshëm të cilit ju vetëvra shoferi, për herë të parë në historinë e vetëvrasjeve me 13 plumba në kokë.

E kuptoni vetë çfarë vetëvrasje, e kuptoni vetë.

Pra në ora 1 të natës, derdh breshëri sharjesh ndaj meje, se po sulmoja njeriun e ndershëm, ndërkohë Olldashi e faktoi se ai ishte i aftë, jo vetëm të fshihej, jo vetëm nuk shkonte në Itali për dënimin, por ai vazhdonte, udhëhiqte trafiqet nga Vlora dhe ishte i aftë të siguronte tonelata drogë, bashkëpunëtorëve të tij të vjetër.

Ervin Salianji me guxim publikoi regjistrimin.

I qorri maskën vëllazërisë së krimit, vëllazërisë Xhafa.

I qorri maskën vëllazërisë së krimit, vëllazërisë Rama.

Tregoi se, vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafa, janë vëllazëritë e krimit, janë vëllazëritë e drogës në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco