Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama kërcënon gazetarët gjermanë/ Nesho: Është i irrituar pasi situata me mediat e huaja i ka dalë jashtë kontrolli

17:25, 28/09/2024
A+ Aa A-

Disa ditë më parë media e njohur gjermane, “der Spiegel” boti një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner të detajuar pushteti mafioz të Edi Ramës dhe narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi.

Në artikull gazetari i mirënjohur gjerman dhe europian, Mathieu von Rohr ka shpejeguar se Edi Rama i kishte marrë në telefon gazetarët për t’i intimiduar dhe t’u bëjë presion që të mos botojnë artikullin, praktikë kjo e njohur nga kryeministri shqiptar, gjë të cilën e ka bërë më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Diplomati Agim Nesho i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi këto artikuj dhe ndërhyrjen e Ramës deri në mediat europiane, teksa u shpreh se ai është i irrituar pasi situata me mediat e huaja i ka dalë jashtë kontrolli.

Çështja e një regjimi autokratik në mes të Europës është një problem i gjithë shtypit të lirë botëror, prandaj si i tillë edhe një figurë e lartë,  sot është prononcuar, një autoritet i padiskutueshëm në Gjermani, një personalitet politik me peshë shumë të madhe.

Por ky nuk është rasti i vetëm, ne tashmë e dimë se gjithë shtypi botëror duke filluar nga artikujt e fundit që kanë dalë, të gjitha kanë në shenjestër një politikë të papranueshmë të kryeministrit Rama, i cili shikohet nga dita në ditë si një njeri që drejton qeverinë më të korruptuar që është sot në botë, një qeveri që bazohet jo në ligjet e demokracisë por në ato të krijimit të një regjimi Putinesk në Europë.

Kryeministri shikon që nëse këtu kontrollon mediat, media europiane dhe situata me ta i ka ikur jashtë duarve, dhe në këtë kuptim të gjithë qeveritë e tjera të cilat duken sikur e përkrahin një regjim të tillë të kalbur, para shtypit të tyre perëndimor, do kenë një reagim ndryshe.

Kjo e tremb kryeministrin nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, kemi të bëjmë me një kryeministër i cili blen siç blen influencën e huaj, përpiqet të blejë edhe shtypin e huaj dhe këtë e bën me telefonatat e herë-pas-hershme me guximin që ka, duke i telefonuar vetë redaksitë kudo në Europë dhe më gjerë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco