SYRI TV/ Berisha: Burgosja e Salianjit, ditë e zezë për vendin

15:39, 28/09/2024
A+ Aa A-

Një akt lufte ndaj opozitës e ka cilësuar kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënimin dhe arrestimin pa ligj të, Ervin Salianjit dhe një ditë të zezë për pluralizmin dhe demokracinë.  Berisha u shpreh se Partia Demokratike duke nisur nga 6 Tetori do jetë në protestë dhe mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike dhe u kërkoi deputetëve dhe drejtuesëve politikë të angazhohen maksimalisht.

SYRI TV

Një ditë të zezë për pluralizmin dhe Shqipërinë e ka cilësuar kreu I Partisë Demokratike, dënimin dhe  arrestimin e Ervin Salianjit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Elbasan.

Në konferencën për shtyp më gazetarët, Berisha u shpreh se Salijani u arrestua me urdhër të Edi Ramës, vetëm së guxoi tu faktonte shqiptarëve se Ministri I Brendshëm Fatmi Xhafaj, mbronte vëllain e  tij trafikant droge.

Për Sali Berishën burgosja e Salijanit është një akt lufte, dhe opozita që deri tani ka qenë nën sulm, do të kalojë në fazë sulmuse, duke theksuar se protesta nuk do ndalen deri në krijimin e qeverisë teknike

Berisha u pyet nëse do ta zëvendësoje, Ervin Salijanin, si drejtues politik në Elbasan, teksa u përgjigj kështu.

Lideri i opozitës Sali Berisha ftoi shqiptarët tu bashkohen protestave të opozitës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco