SYRI TV/ Lufta në Gaza, Rama: Krah Izraelit

15:15, 28/09/2024
A+ Aa A-

Ndërsa situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar, me intesifikimin e sulmeve në Rripin e Gazës dhe bombardimeve në Liban, kryeministri EdI Rama ka shfrytëzuar vizitën në SHBA për të shprehur mbështetjen ndaj Izraelit. Gjatë pjesmarrjes në eventin e organizuar nga organizatat hebreje të titulluar “Bridging Nations”, kryeministri u shpreh se Izrali lufton për vetëmbrojtje.

Shteti hebre ...lufton jo vetëm për të drejtën e tij të vetëmbrohet nga një formë e re e mbrapshtë nazizmi. Në këtë luftë të përbashkët kundër terrorizmit, kundër antisemitizmit, radikalizmit dhe të gjithë të këqijave të botës ku jetojmë, Shqipëria qëndron e vendosur krah gjithë atyre që nuk janë gati të harrojnë mësimet e rënda të historisë dhe as të jetojnë nga e para një të kaluar që i ka kushtuar dhimbjet më të tmerrshme njerëzimit.

Sa i përket pasojave të luftës në Rripin e Gazës, Rama bëri përgjegjës Hamasin, që sipas tij e kanë kthyer Gazën në burg.

Terroristët kanë monumentet e tyre. 11 shtatori, 7 tetori, por nuk duhet të kenë kurrë fitore kundër njerëzimit tonë të përbashkët. Po, mund të gjenden plot arsye për të kritikuar Izraelin në luftën e tij në Gaza, por asnjë nga ata që përkrahin lirinë e demokracinë nuk duhet të harrojë se Hamasi përfaqëson një prej shëmbëlltyrave më të këqija antidemokratike të kësaj bote. Pra, ajo që u duhet thënë shumë prej atyre që e quajnë Gazën burg në ajër të pastër është se gardiani i të burgosurve brenda atij burgu është Hamasi, jo Izraeli.

Ky aktivitet vjen pak ditë pasi Tiranën e vizitoi edhe Presidenti izraelit Isaac Herzog, I cili është edhe Presidenti i Parë i Izraelit që vizitoi vendin tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco