Pano: Regjimi neofeudal i rilindjes, ka rikthyer aplikimin e ligjit të dënimit për ‘Agjitacion Propagandë’

Pano: Regjimi neofeudal i rilindjes, ka rikthyer aplikimin e ligjit të dënimit për ‘Agjitacion Propagandë’

12:27, 28/09/2024
A+ Aa A-

Pastori i njohur Akil Pano ka reaguar me një status në facebook në lidhje me vendimin politik të gjykatës për të arrestuar të gjithë ata që mendojnë kundër pushtetit.

Pan është shprehur se regjimi neofeudal i rilindjes, ka rikthyer aplikimin e ligjit të dënimit për ‘Agjitacion Propagandë.’

Postimi:

Aksioma e Pushtetit të Rilindjes!

Etërit komunistë që burgosën, internuan dhe vranë mijëra shqiptarë për fjalën e lirë, sot nga vendi i heshtjes, kanë rënë në mendime.

Regjimi neofeudal i rilindjes, ka rikthyer aplikimin e ligjit të dënimit për ‘Agjitacion Propagandë.’

Të gjithë pararendësit janë parakaluar nga klasa ‘elitiste’ në pushtet. Një hibrid pafuqie, prodhuar në laboratorin e mendjeve të infektuara nga virusi i lakmisë për më shumë!

Në komunizëm regjimi vepronte mbi parimin e sundimit të ligjit që njihej si ‘diktatura e proletariatit’. Sot regjimi vepron mbi parimin e ruajtjes me çdo mjet të shtetit neofeudal të rilindjes, pavarësisht ligjit!

Dmth, klasa sunduese merret me problemet e ‘frekuencave të larta’ që përkthyer s’janë asgjë më shumë se ‘frekuencat më të ulta’ të njeriut në gjendjen e tij natyrore:

- Rritja e përfitimeve financiare dhe ruajtja me çdo kusht e pushtetit.

Nga kjo premisë rrjedhin të tjerat.

Debati që zhvillohet poshtë mes masës së njerëzve mund të jetë gjithçka; nga feja dhe filozofia, tek politika dhe biznesi. Nga arti dhe arkitektura, tek turizmi dhe sporti, mjaft që qëllimi parësor i klasës sunduese të mbetet i paprekur!

Me fjalë të tjera: bëni çdo gjë deri sa mos të prekni ‘qëllimin parësor’ aksiomën e pushtetit. Gjithçka sakrifikohet mbi altarin e pushtetit. Për njeriun pa Zot, pushteti është kumti më i lartë, zoti që meriton çdo flijim, pasi prej tij buron gjithçka tjetër…

Reduktimi që i ndodh njeriut nga kjo aksiomë, është i frikshëm. Njeriu tashmë është mjeti më efikas për përfitimet dhe pushtetin. Mund t’ju habisë, por dhe ata që i njihni si oligarkë, janë mjet, madje i zëvendësueshëm. Media, gjithashtu! Ditët e fundit, feja po përdoret si mjet për rritjen e aksioneve të pushtetit. Ligji nëse nuk ripërkurizohet, përthyhet në mënyrën që të sigurojë përjetësimin e pushtetit.

Nëse dikush bëhet pengesë për ‘qëllimin parësor’ është një mjet që duhet hequr e zëvendësuar.

Aksioma e pushtetit të rilindjes është më e rrezikshmja. Tashmë, ajo ka reduktuar njeriun, atdheun, fenë, traditën, ligjin, lirinë.

Akil Pano

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco