Hipokrizia e kreut të ‘Bursës së Vdekjes’ me skandalin e Onkologjikut

Hipokrizia e kreut të ‘Bursës së Vdekjes’ me skandalin e Onkologjikut

09:49, 28/09/2024
A+ Aa A-

Shpërthimi i skandalit të Spitalit Onkologjik shkaktoi tronditje te opinioni publik.

Edhe pse qytetarët ishin të vetëdijshëm për gjendjen skandaloze të spitaleve shqiptare, sërish publikimi i këtij rasti ishte shokues.

Opinioni publik, duke nisur nga qytetarët e deri tek media, drejtuan gishtin tek autori i vërtetë i këtij skandali, kryeministri Edi Rama.

Madje Edi Rama u etiketua si kreu i Bursës së Vdekjes.

Por sot, kreu i Bursës së Vdekjes e ka rikthyer këtë çështje në vëmendje të opinionit publik. Në podcast-in e tij, që shpërndahet pasivisht në mediat pranë qeverisë, ai bën sikur i qan zemra për atë skandal.

“Ajo që ndodhi te Onkologjiku ishte shumë prekëse. Ishte një tregues që kemi akoma nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e angazhimit. Dihet, e ka thënë një veteran i famshëm i BBC, lajm nuk është kur kafshon qeni njeriun, por njeriu qenin. Në rastin konkret, lajmi nuk është që këta mjek bën 90 mijë ndërhyrje në vit, mirëpo kur të del një rast si ai, ose i sanatoriumit, këto janë raste që godasin besimin te sistemi. Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë në vitet e fundit, kanë kujtimet e së shkuarës. Kam dëgjuar edhe të huaj që kanë ardhur këtu që thoshin nuk e besojmë dot që Shqipëria ka një spital si ai i sëmundjeve të brendshme,” tha Rama.

Se kush i shan spitalet, nuk mund ta thotë kreu i Bursës së Vdekjes.

Mjafton të thuhet se skandalet e Onkologjikut vazhdojnë përditë. Nëse Rama bën sikur nuk e di, le të shohë pak denoncimet tronditëse të gazetarit Osman Stafa rregullisht në faqen e tij sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco