'Ndërhyri në punët e brendshme'/ Kostelancik ngec sërish në senat

'Ndërhyri në punët e brendshme'/ Kostelancik ngec sërish në senat

08:43, 28/09/2024
A+ Aa A-

Nominimi i presidentit Biden David Kostelancik për ambasador në Shqipëri duhet të presë edhe për një kohë të pacaktuar për të marrë miratimin nga senati i SHBA. Në senatin amerikan, më 24 shtator 2024, Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratur këtë kandidaturë pa vonesa.

“Për më shumë se 35 vite zoti David J. Kostelancik ka shërbyer si një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm dhe është një kandidat me shumë kualitete në të përfaqësuarin e SHBA në vendin aleat si Shqipëria. Ai ka shërbyer më parë në Shqipëri dhe vende të tjera. Është mëse e qartë se kemi një kandidat tejet të kualifikuar për të shërbyer si ambasador në Shqipëri. Dua të tregoj pse është kritike për të konfirmuar një ambasador në Shqipëri pa voni. Shqipëria është një histori suksesi për politikën e jashtme amerikane. Në 2016, Shqipëria që pranoi kërkesën tonë për të marrë disidentët iranianë. Në 2021 nuk mendoi dy herë kur pranoi për të strehuar afganët. Cfarë mesazhi I dërgojmë Shqipërisë, një aleati të palëkundur të SHBA-së me faktin që ende prej një viti nuk mund të konfirmojmë ambasadorin? Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s në të cilin nuk kemi nominuar ende ambasadorin. Mund t'u them se sot Kina dhe Rusia kanë ambasadorët e tyre në Shqipëri dhe tani është detyrë e senatit të vendosë. Ju ftoj për konsensus në miratimin e kësaj kandidature pa ndërhyrje dhe pa debat për ambasador i SHBA në Shqipëri. Kostelancik flet shqip dhe është i kualifikuar për këtë post, prandaj propozoj të mos ketë më vonesa për nominimin e tij”, tha Jeanne Shaheen, senatore nga Hampshire.

Por senatori replublikan Mike Lee senator nga Utah kundërshton kandidaturën e Kostelancik

“Si shumë nominime të Biden, zoti David J. Kostelancik ka provuar se nuk mund të përmbush zbatimin e detyrave në mbrojtjes të interesave të SHBA. Performanca e tij në Hungari si i dërguar me punë duhet ta diskualifikojë në pasjen e një mandati diplomatik.  Ai u përfshi në politikën e brendshme hungareze. Sulmoi lirinë e medias dhe u përfshi në aktivizëm social. Dëmtoi marrëdhëniet me një aleat të rëndësishëm tonin. Administrata Biden e pati të gjithë mundësinë të na sillte një emër tjetër si të nominuar kur vitin e shkuar kandidatura e Kostelancik u kthye nga senati”, tha Mike Lee senato Utah.

Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire theksoi se vonesat në emërimin e ambasadorëve janë shqetësuese e me pasoja për sigurinë kombëtare. Për mungesë kuorumi mocioni i saj nuk u hodh për votim duke krijuar një tjetër vonesë për DASH në sjelljen e një ambasadori në Shqipëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco