'Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet'/ Nga Burgu i Fierit, Salianji nxjerr VIDEO-n: Kjo është vetëm një medalje...

22:39, 27/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Ervin Salianji, një prej zërave më të fuqishëm të opozitës, është përballur me burgosje politike nën regjimin e kryeministrit Edi Rama dhe narkoqeverisë së tij.

Dënimi i tij do të kryhet në burgun e Fierit ndërkohë që kjo lëvizje është konsideruar nga shumë si një përpjekje për të heshtur zërin e kundërshtimit politik.

Megjithatë, Salianji mbetet i vendosur, duke dhënë një mesazh frymëzues në rrjetet sociale: "Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet! Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike "- shprehet Salianji. Këto fjalë përforcojnë shpirtin e tij të pamposhtur dhe besimin se e vërteta do të triumfojë pavarësisht rrethanave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco