Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ish-ministri socialist në Gjykata e Lartë kërkon të shpëtojë Erion Veliajn, 'super drejtorin' e aferës korruptive me '5D', duke u përpjekur të lehtësojë...

Ish-ministri socialist në Gjykata e Lartë kërkon të shpëtojë Erion Veliajn, 'super drejtorin' e aferës korruptive me '5D', duke u përpjekur të lehtësojë...

19:54, 27/09/2024
A+ Aa A-

Gjithnjë e më shumë vendimet e drejtësisë në segmente të caktuara tregojnë se është e kapur ka probleme dhe duket se reforma ka çuar në krye të këtyre institucioneve që duhet të japin drejtësi, individë të kapur, të cilët nuk i shërbejnë interesit publikut dhe ligjit, por padrejtësisë.

Kështu ka ndodhur sot me Gjykatën e Lartë, e cila ka prishur vendimet e dy shkallëve të Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit lidhur me dosjen “5D”, pra një vendim qesharak, abuziv, i turpshëm nga Gjykata e Lartë për dosjen “5D”, për drejtorët hajdutë të Erion Veliajt.

Ilir Panda është ish-ministër i Partisë Socialiste, sot është anëtar i Gjykatës së Lartë, drejtorët janë krerët e Partisë Socialiste të Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ështe përfaqësues i Partisë Socialiste, janë e njëjta parti me një gjyaktës të Gjykatës së Lartë që jep një vendim në favor të tyre duke prishur vendimet e dhëna në dy nivelet e mëposhtme.

Por në fakt as Ilir Panda as Erion Veliaj, as zgjatimet e Rilindjes në sistemin e drejtësisë nuk mbyllin dot dosjet e korrupsionit dhe aferave, kjo për një arsye shumë të thjeshtë, tashmë ata personazhe kanë dhe akuza të pastrimit të parave dhe dokumentet dhe faktet po e çojnë drejt një akuze të re të grupit të strukturuar kriminal dhe nuk ka Pandë, arushë, ari, zdroms që shpëton hajdutët e lekëve të shqiptarëve, që i shpëton nga drejtësia ata që kanë vjedhur xhepat e shqiptarëve dhe tani duan të jenë të lirë duke shfrytëzuar ish-zyrtarë socialistë në sistemin e drejtësisë për të nxjerrë jashtë drejtorët.

Që Gjykata e Lartë është një instrument i kontrolluar nga mazhoranca kjo nuk ka asnjë diskutim. Sokol Sadushi dhe Ilir Panda janë instrumenta të PS.

Por, në rastin konkret është një skandal i madh sepse një ish-zyrtar, një ish-ministër i PS-së liron nga burgu disa drejtorë të PS në shërbim të kryetarit të Bashkisë Socialiste./cna

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco