Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Ervin Salianji sot, qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa

Berisha: Ervin Salianji sot, qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa

19:20, 27/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te burgosja politike e deputetit demokrat, Ervin Salianji, pasi denoncoi publikisht vëllain narkotrafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

‘Ervin Salianji është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe pëshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju guximtareve dhe guximtarëve, qëndrestarëve dhe qëndrestareve të lirisë, dinjiteti, shpresës dhe fitores së shqiptarëve.

Një mirënjohje të pakufijshme oratorëve që me fjalën e tyre përcjellin në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat që censuron narkoregjimi i Edi Ramës.

Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqë droge dhe trafiqe të tjera kriminale.

Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco