'Burgosja politike e Salianjit'/ Dhuli: Grevë urie në parlament, në Shqipëri është formuar neodiktatura e re

17:51, 27/09/2024
A+ Aa A-

Skerdilajd Dhuli i cili ishte një prej mbështetësve të Salianjit përpara drejtorisë së policisë është shprehur se PD sot ka vetëm dy rrugë që duhet të ndjekë.

Sipas tij rruga e parë është greva e urisë ose nëse do të denoncojnë do të jenë shokë qelie me Salianjin në burg.

Asnjë pritshmëri, fati i keq i Salianjit është se tre gjykatës dinin të lexonin. Ata lexuan atë që kishte shkruar Rama vetë. Asnjë nuk k a pasur pritshmëri tjetër duke parë parasysh se me çfarë regjimi po përballemi.

Kjo është një neodiktaturë e re  dhe nuk kemi pas pritshmëri kur në qeveri një vëlla është ministër dhe një tjetër është narkotrafikant në europë.

Unë në SYRI TV i kam bërë thirrje grupit parlamentar të PD të bëjë grevë në parlament, vetëm greva e urisë i shpëton deputetë e PD.

Ata sot kanë dy alternative që ose të bëjnë grevë në parlament që ndërkombëtarët të shikojnë neodiktaturën dhe të heqin dorë nga stabilokracia ose deputetë e PD i pari që do të bëjë denoncim për shokët e Ramës do të jetë shok qelie me Salianjin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco