Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

VIDEO/ Deputeti Ervin Salianji mbërrin te Policia e Tiranës: Do çmontojmë banditët, dita e demokratëve do të vijë

17:37, 27/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD Ervin Salianji ka mbërritur te Drejtoria e Policisë së Tiranës ku është dorëzuar për të vuajtur dënimin politik të dhënë nga Gjykata e Apelit, duke e lënë në burg për 1 vit, pasi denoncoi publikisht si narkotrafikant të dënuar në Itali, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit. 

“Rama ik, poshtë diktatura” ishin thirrjet e të pranishmëve, teksa Salianji tha përpara tyre se shumë shpejt edhe dita e demokratëve do të vijë.

‘Është një betëjë që nuk përfudon, asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Qytetarët që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë’, u shpreh Salianji përpara mbështetësve.

Salianji i bëri thirrje mbështetësve dhe theksoi se ‘PD do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë’.

Salianji: Është një betëjë që nuk përfudon, asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballjen me regjimin gjithsecili merr kostot e veta. Unë e di që shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Vuajnë në mënyrë të përditshme goditjen nëpërmjet institucioneve, vjedhjeve, tatimeve, doganëve, policisë. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë./ FOTO nga Felix Bilani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco