Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

VIDEO/ Bushati: Kushdo që denoncon drejtësinë e re euroatlantike është opozitar i këtij regjimi

16:58, 27/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasditës në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar mbi vendimin për burgosjen e deputetit Ervin Salianji ishte analisti, Andi Bushati.

Bushati është shprehur se i vetmi entitet që mund të bëjë diçka më shumë në rastin Bushati është opozita.

'Ka shumë elemente që e bëjnë këtë proçes, një proçes fars.

Ajo që unë dua të theksoj dhe që më dukët më e rëndësishme në këtë rast është dicka tjetër që nuk ka të bëjë as me fatin e një njeriu apo politikani të vetëm siç është Salianji, as me fatin e një opozite të vetme siç është PD.

Gjëja është shumë më e rëndë se kaq sepse rasti Salianji po tregon një deformin të madh të sistemit tonë. Fakti që gjykatat, prokuroria njëherë por gjykatat që duhet të bëjnë drejtësisë përfundimtare po shëndrrohen në Shqipëri në noterë ose në çertefikues të dëshmitarëve të rremë që prodhon policia.

I vetmi entitet që mund të bëjë diçka më shumë në këtë rast është opozita.

Opozitar i këtij regjimi nuk quhet ai që është kundër Ramës, sot është luks të jesh kundër Ramës, sot opozitar i këtij regjimi, quhet opozitar ai që denoncon këtë drejtësinë e re euroatlantike.

Pra e keqja, gangrene e Shqipërisë, masha me të cilën Edi Rama po e shkatërron përfundimisht demokracinë në Shqipëri është drejtësia amerikanëve dhe evropianëve.

Duhet bërë një vijë e qartë ndarëse, nuk mundet sot një njeri në Shqipëri të thotë jam kundër Edi Ramës por besoj te drejtësia e re e aleatëve atlantikë.

Ne kemi kthyer një drejtësi që i ngjan asaj të para viteve 90. Në këto 30 vjet demokraci surrogate quajeni po të doni nuk kanë ndodhur kurrë procese të ngjashme me ato që organizonte sigurimi i shtetit, pra fabrikimi i dëshmitarëve nga policia dhe ekzekutimi nga prokuroria dhe gjykata i vendimeve të dëshmitarëve të policisë.

Kështu vendoset fashizmi në çdo vend. Po të shikoni historinë heqja një nga një e lirive dhe frikësimi hap pas hapi i shtresave më të gjëra të shoqërisë, sjell këtë përfundim, përfundimin e fashizmit.'- u shpreh Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco