Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti Ervin Salianji pritet të dorëzohet, dhjetëra qytetar në mbështetje të tij te Policia e Tiranës, bllokojnë rrugën

SYRI TV/ Hetimi e gjykimi politik i dosjes 'Partizani', padi ndaj Krajës, Millonës, Gjokës e Olldashit

15:37, 27/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha nëpërmjet vajzës së tij Argita Malltezi, ka kallëzuar penalisht prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK, që kanë hetuar dhe vlerësuar çështjen Partizani deri në këtë fazë të hetimeve. Padi penale ka bërë edhe Jamar Mamlltezi për prokurorët e spak dhe gjykatësit e GJKKO. Në kallëzim janë përfshirë emrat e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleda Millona, si dhe gjyqtarëve të GJKKO, Irena Gjoka dhe Ilirjana Olldashi, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, kryerja e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë dorëzuar kallëzim penal për prokurorët dhe gjykatësit, që kanë hetuar dhe gjykuar deri në këtë fazë çështjen e kompleksit Partizani. Konkretisht, në padinë e parë, Argita Malltezi kërkon ndjekjen penale për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” kryer në bashkëpunim, të shtetasve:

-Enkeleda Millona, prokurore në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë. -Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

-Ilirjana Olldashi, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Argita Malltezi e ka depozituar padinë pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Padia është depozituar nga ajo, si vajza e kreut të opozitës shqiptare, i cili aktualisht është i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë padia e dytë është depozituar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nga Jamërbër Malltezi. Ai kërkon ndjekjen penale për veprën penale “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale” parashikuar nga neni 313 i K.Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” i parashikuar nga neni 186/3 I K.Penal, të kryera në bashkëpunim, sipas nenit 25 të Kodit Penal, të shtetasve:

-Enkeleda Millona, prokurore në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe -Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Trupa e prokurororëve dhe gjyqtarëve të SPAK dhe GJKKO, që kanë hetuar dhe gjykuar deri në këtë fazë çështjen Partizani, dyshohet se kanë vepruar në kushte të paligjshmërisë, që nga nisja fillestare e hetimeve mbi një kallëzim të rremë, e deri te vendosja e masave të sigurisë për liderin e opozitës Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Madje, pas përfundimit të hetimeve, Berisha dhe Malltezi kanë denoncuar aktet skandaloze të SPAK, ku në dosje janë falsifikuar dokumente dhe nuk janë marrë në konsideratë veprimet e Edi Ramës për ndryshimin e destinacionit të kompleksit Partizani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco