Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti Ervin Salianji pritet të dorëzohet, dhjetëra qytetar në mbështetje të tij te Policia e Tiranës

SYRI TV/ Salianji: Prokuroria zbaton urdhrin e Ramës, nuk do ja dalin të më mbyllin gojën

15:06, 27/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji  ka reaguar me një mesazh për mbeshtetësit e tij pas vendimit  të Gjykatës së Apelit të një dite më parë, që e dënoi me 1 vit burg, vetëm pse deoncoi  përfshirjen e e vëllait të ish ministrit Xhafaj në trafikun e Drogës.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan Prokuroria dhe Policia po zbatojnë urdhëtibn e Ramës, ndërsa thekson se  ky është një moment i vështirë për shtetn e së dretës dhe demokracinë.

Salianji shton se përndjekja dhe burgosja politike nuk do e ndalë të denoncojë të vertetën: 

“Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë.Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj. Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës.

Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave. Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.  Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të forte” shkruan Salianji.

Ndërkohë  deputeti demokrat Ervin Salianji mësohet se do të padisë në SPAK ish ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn, ku do të kerkojë hetim pasuror ndaj tij Dhe lidhjet  me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco