Begaj: Integrim në shoqëri dhe mundësi të barabarta për nxënësit që nuk dëgjojnë

Begaj: Integrim në shoqëri dhe mundësi të barabarta për nxënësit që nuk dëgjojnë

14:17, 27/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim nxënës, mësues e drejtues të “Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë”.

Për herë të parë, Institucioni i Presidentit të Republikës çeli dyert për nxënësit që nuk dëgjojnë e nuk artikulojnë, të cilët u njohën me institucionin, historinë dhe fushën e veprimtarisë.

Në shenjë solidariteti, Kreu i Shtetit shprehu përkrahje të pakushtëzuar për ta, familjet dhe stafin që bashkëpunon në mirërritjen e tyre.

Presidenti Begaj, falënderoi me mirënjohje mësuesit dhe stafin për misionin e tyre të vështirë dhe dedikimin ndaj nxënësve.

Ai inkurajoi nxënësit të realizojnë ëndrrat e tyre, duke u integruar sa më tepër në shoqëri dhe duke pasur mundësi të barabarta.

Kontribut të veçantë mbi mirërritjen dhe zhvillimin e tyre, Presidenti Begaj cilësoi mbështetjen e familjareve e sidomos të bashkëpunëtorëve profesionistë në përballimin e sfidave që hasin.

Kreu i Shtetit shprehu interesimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimeve me “Qendrën Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë” dhe integrimin e tyre në stafet profesionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco