Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti Ervin Salianji pritet të dorëzohet, dhjetëra qytetar në mbështetje të tij te Policia e Tiranës

Bilo vrau 1 dhe plagosi dy vetë, asnjë ditë në burg. Salianji denoncoi 1 trafikant, 1 vit burgim

Bilo vrau 1 dhe plagosi dy vetë, asnjë ditë në burg. Salianji denoncoi 1 trafikant, 1 vit burgim

13:58, 27/09/2024
A+ Aa A-

Nga Elton Qyno/

Marviol Bilo me 1 të vrarë e 2 të plagosur rëndë, asnjë ditë në burg. Salianji denoncoi trafikantin, 1 vit burg. Bëjini llogaritë vetë tashmë.

Tallavaja e Drejtësisë së Re dhe të Reformuar krijoi praktika groteske të dënimit apo inicimit të dosjeve penale.

Nga drejtësia e re dje u dënua për kundravajtje penale “Kallëzim të rremë” me 1 vit burgim deputeti i PD, Ervin Salianji.

Ndërsa e njëjta Drejtësi dënoi me kusht, Marviol Bilon, ish-komandon e Zall-Herit, që vrau në masakrën 4 tetorit 2018 në ish-bllok, Fabian Gaxhaj, plagosi biznesmenin Ervis Martinaj dhe mikun e tij,Eljo Hato.

Me 1 të vrarë në vend, dy të plagosur rëndë dhe një Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve, Bilo u dënua me 4.8 vite burgim por vuajtje e dënimit me burg u pezullua nga gjykata duke vendosur Bilon në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

Salianji, vetëm se dononcoi trafikantin e drogës Geron alias Agron Xhafaj, (për të cilin SPAK sot e kësaj dite ska hapur asnjë hetim pasuror në bazë të ligjit Antimafia), shkon sot në kokër të burgut për akuzën e “Kallëzimit të rremë”.

Për këtë akuzë edhe më alabaku kur ka dalë para gjykatës, ka marë dënimin me kusht. Ndërsa Salianji jo....
Ndaj që llogari me dy rastet bejini vetë tani.

Teoria pse po flet për krimin, pse po denoncon kriminelët apo çdo gjë të paligjshme, pse po nxjer sekretin për kriminelët, apo duke raportuar për krimin bëri krim, duhet të marë fund njëherë e mirë.

Kush sulmon denoncuesit, dihet që është mbrojtësi kryesor i intrigave kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco