‘Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK’/ Salianji: U çora fasadën!

‘Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK’/ Salianji: U çora fasadën!

13:42, 27/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar ka firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK.

Salianji, në një konferencë për mediat, theksoi se “u çora fasadën e këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg”.

Deputeti demokrat u shpreh se nuk do të dorëzohet, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike më 6 Tetor.

Ervin Salianji: Përballë do të më kenë sot, pas një viti, gjatë këtij viti, e kështu për vite me radhë, derisa këta të rrënohen. Burgosja ime është pjesë e planit të Ramës.

Si ka mundësi që krerët e opozitës duke filluar bga Berisha janë në burg ose në procedim? Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë.

Unë çora fasadën me denoncime dhe prova, dhe këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg. As që mund të mendohet, dhe as që e mendoj të dorëzohem.

Nuk do të dorëzohemi është dita jonë e forcës. Më 6 tetor në Tiranë duhet të jemi të gjithë bashkë për të mbytur gëzimin e ligë se po shfarosin PD-në.

Nuk e bëjnë dot. Sot është kurrë, është një deklaratë nga ana ime, siç e kam paralajmëruar gjatë javës sapo kam firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco