Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti i PD, Ervin Salianji konferencë për mediat nga selia blu

PS nuk pyet për procedura/ Spiropali refuzon mbledhjen e Këshillit të Mandatave për Salianjin

PS nuk pyet për procedura/ Spiropali refuzon mbledhjen e Këshillit të Mandatave për Salianjin

11:33, 27/09/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar dhënien e lejes nga ana e Kuvendit për arrestimin e deputetit Ervin Salianji, pasi u dënua të enjten me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

“Në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës.

Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”," thuhet në kërkesën e depozituar në Kuvend nga PD.

Por sipas burimeve, deri më tani, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Duke iu referuar nenit 71, sipas Kuvendit nuk është në kushtet kur nevojitet mbledhja e Këshillit për rastin e Ervin Salianjit.

Kuvendi po pret shkresën zyrtare për Salianjin që më pas të njoftohet seanca për vakancën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco