Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti i PD, Ervin Salianji konferencë për mediat nga selia blu

Dënimi politik i Salianjit, Apeli: Vendimi ishte unanim

Dënimi politik i Salianjit, Apeli: Vendimi ishte unanim

10:55, 27/09/2024
A+ Aa A-

Vendimi për dënimin politik të deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe të pandehurve të tjerë në lidhje me çështjen “Babalja” u mor në unanimitet nga gjyqtarët e Apelit të Tiranës.

Kështu ka njoftuar këtë të premte Gjykata e Apelit e cila thotë:

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”.

Kujtojmë se demokrati Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë mbi këtë çështje. Ndërkohë nuk munguan akuzat se dënimi është politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco