Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti i PD, Ervin Salianji konferencë për mediat nga selia blu

VIDEO/ Xhixho: Qeveria i ka përbuzur pensionistët, ja 7 pikat e PL-së për pensionistët

VIDEO/ Xhixho: Qeveria i ka përbuzur pensionistët, ja 7 pikat e PL-së për pensionistët

10:04, 27/09/2024
A+ Aa A-

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se qeveria aktuale i ka përbuzur pensionistet me vetëm 25 lekë të reja në ditë.

Postimi i Xhixhos:

Në një kohë kur qeveria përbuz 750 mijë pensionistë, me vetëm 25 lekë të reja në ditë, Partia e Lirisë ofron zgjidhje konkrete për një jetë më dinjitoze për pensionistët që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë vend.

Kam marrë shumë pyetje se çfarë do të bëjë Partia e Lirisë për pensionistët.

Në një kohë kur qeveria aktuale i ka përbuzur pensionistet me vetëm 25 lekë të reja në ditë qe është lemosha me të cilën qeveria po tallet me 750 mije pensionistë.

Partia e Lirisë ka zgjidhjen konkrete për një jetë më dinjitoze për të gjithë pensionistet që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë vend.

1. Dyfishimi i menjëhershëm i pensioneve

2. Pensionet do të indeksohen ne menyre te vazhdueshme në përputhje me inflacionin e artikujve ushqimorë.

3. Mbulimi financiar për ilaçet

4. Shërbime mjekësore dhe infermierore në banesë

5. Shërbime mjekësore me përparësi për të shmangur pritjet e gjata.

6.  Shërbime rehabilitimi dhe fizioterapie falas për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

7. Pajisje mjekësore falas për lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve

Këto janë ato çfarë realisht pensionistët kanë nevojë dhe jo tallja e madhe që u serviret nga qeveria.

Do kërkoja dhe sugjerimet tuaja për propozimet tona konkrete sepse prioriteti jone është mirëqenia e pensionisteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco