Dënimi i Salianjit/ Shorti zgjedh prokuroren që do ekzekutojë vendimin

Dënimi i Salianjit/ Shorti zgjedh prokuroren që do ekzekutojë vendimin

09:28, 27/09/2024
A+ Aa A-

Shorti në Prokurorinë e Përgjithshme zgjodhi prokuroren Elona Alvora që të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila konfirmon dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD-së, Ervin Salianji.

Prokurori i Apelit, Arben Qose, mori dje vendimin e shkurtuar të Apelit dhe ia dërgoi Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutim.

Sot në mëngjes u hodh shorti që caktoi prokuroren  Elona Alvora të ekzekutojë vendimin e Apelit.

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit, e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati lanë dje në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019, e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’.

Urdhri i ekzekutimit pritet t'i dorëzohet policisë, ndërkohë që më parë deputeti do te ftohet ta zbatojë vullnetarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco