Edi Rama e qëlloi plumbin e vet!

Edi Rama e qëlloi plumbin e vet!

09:18, 27/09/2024
A+ Aa A-

Nga Bledian Koka

Mu në zemër të opozitës, duke përdorur të gjithë sikarët e vet! E nisi me policinë e bitisi me drejtësinë! Vendosi një standard mafioz ku Geroni behet Fredi ndersa "trafikanti i drogës" është Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashi është "shpifës" kur qenia më e shpifur e kësaj toke Edi Rama është kryeministër!

Zagarët publikë fërkojnë duart mbi pafajësinë e një politikani dhe një gazetari që bënë detyrën e tyre! Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashi janë sot dy qytetarë modelë dhe dy opozitarë të dënuar me medalje nderi, njeri me burg tjetri me punë të detyruar. Ndryshimi është se Ervin Salianji nuk do ta vuajë dënimin në Spaç ndersa Jetmir Olldashi nuk do të pastrojë rrugët e Rrëshenit si Musine Kokalari njëherë e një kohë!

Asgjë që s’ka ndodhur ndryshe sot që nga koha kur daja dhe baba i Edi Ramës ishin në pushtet, as kur gjyshi i Belinda Ballukut ishte Beqir, e aq me pak kur Fatmir Xhafaj ishte prokuror që shkulte mish të dënuarish me darë sade!

p.s...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco