'Po preket piramida e familjes Rama’/ Kraja: Diktatura po instalohet përmes gjyqeve, degradim total i një sistemi drejtësie!

09:13, 27/09/2024
A+ Aa A-

Drejtori i kabinetit të kryetarit të PD, Akil Kraja teksa iu referua vendimit të dënimit me një vit burg të ligjvënësit demokrat, Ervin Salainji tha se tashmë në Shqipëri po instalohet diktatura përmes gjyqeve.

E ngjashme me gjyqet poltike të diktaturës, Kraja tha se vendimi për dënimin e Salianjit tregon se është prekur maja e piramidës së familjes së kryeministrit Rama.

Sipas Krajës, Rama po degradon totalisht demokracinë në Shqipëri, ndërsa tha se protesta e 6 tetorit nuk do të jetë për opozitën por për degradimin fundor të një sistemi drejtësie që është sponsorizuar nga ndërkombëtarët.

Diktaturat instalohen përmes gjyqeve. Ky regjim nuk toleron më por fillon të vetëmbrohet. Ky përshkallëzim nga baza deri te kokat, kemi kaluar deri më poshtë. Por për të mitë, thotë Rama, unë mbaj VETO-n. Geron Xhafaj/ Fatmiri, thotë se është fshehur e mbështetur nga ministri i Brendshëm, ka qenë vetë ai i përfshirë. Ligji anti-mafia duhet të kishte kontrolluar pasurinë e Xhafajt dhe familjes së tij. Drejtësia e drejtuar nga Rama burgos Ervin Salianjin.

3 drejtues të opozitës nën hetim, me gjyqtqarë me nga 3-4 emra. Rama thotë se të mitë i mbështets, godas kundërshtarin.  Reforma në Drejtësi po bën ç’drejtësi për qytetarët dhe kemi arritur degradim total. Në vend që të sillte shtet të së drejtës me BE, po bën një degradim total të demokracisë në Shqipëri. Lideri i opozitës vazhdon në arrest shtëpie, ka përfunduar drejtësia ndaj thirrja ime që më 6 tetor s’dilet për opozitën, por për degradimin fundor të një sistemi që është sponsorizuar nga ndërkombëtarët. Rama po lëkund themelet e shtetit tonë euroatlantik. Po mbahen diktaturat me ekstremizëm.

Reagimet e Ramës duhet t’ia çojmë një psikologe për ta analizuar. Ka degraduar aq shumë situata sa ka arritur të maja e piramidës, te familja e Ramës. Në protestë për të mbrojtur pluralizmit politik, fetar dhe mediatik.

Opozita s’është ndalur pavarësisht gjyqeve ndaj deputetëve të PD dhe opozitës. Kauza jonë është për Shqipëri pluraliste. S’është vetëmbrojte, Berisha është në arrest shtëpie dhe Salianji në burg. S’është për ne, por për qytetarët. Po kërkojmë që Shqipëria të qeveriset në kushte të lira dhe shtet ligjor e euroatlantik. Autokraci e drejtësisë dhe kriminale ku asetet publike po vidhen në mënyrë masive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco