Argita Malltezi 'rrëzon' gjeneralin: Vladimir Qirjazi nuk u pushua nga Berisha, e shkarkuan socialistët

Argita Malltezi 'rrëzon' gjeneralin: Vladimir Qirjazi nuk u pushua nga Berisha, e shkarkuan socialistët

23:39, 26/09/2024
A+ Aa A-

Në emisionin “Të paekspozuarit”, Argita Malltezi u pyet edhe pretendimet e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Vladimir Qirjazi, sepse nuk pranoi të nxirrte nga fondi i ushtrisë tokën e ish-kompleksit Partizani.

Por zonja Malltezi u shpreh se Qirjazi as nuk është pushuar nga puna, por shkoi në një lëvizje paralele dhe më pas e hoqën socialistët.  

Pjesë nga biseda

Argita Malltezi: Qirjazi nuk ka patur asnjë kompetencë për privatizimin. E vetja gjë që duhet të bënte, pronën e shtetit, që e përdornin të tjerët, ta merrte nën administrim. Këtë nuk e bënte. Pse e shkel ligjin ky njeri?

Absolutisht paligjshmëria atje milje, dikujt i lezetonte. Nuk justifikohet ndryshe mosmarrja e pronës shtetërore. Në momentin e fundit duhet të bënte dorëzimin.

Andi Bushati: Ky nuk është procesi i general Qirjazi. Po diskutojmë, ka vepruar Berisha në favor të interesave të tij apo jo. Kur kryeministri dërgon për të kontrolluar, interesat okulte të Qirjazit, një njeri në konflikt interesi, atëherë ryeministri është i interesuar personalisht për këtë dosje.

Argita Malltezi: Ky duhet vetëm të dorëzonte pronën, nuk kishte tagër për privatizimin. Bëhen gati tetë muaj. Këta mblidhen dhe shkruajnë letër departamentit të anti-korrupsionit. E merr dhe e trajton si letrat e tjera. Kishte caktuar dy persona. Është pyetur Bylykbashi dhe ka thënë nuk kam patur dijeni. Ky që ka qenë përfitues duhet të thoshte. Pse nuk e ka thënë?

Andi Bushati: Unë nuk e besoj dot këtë që kjo është një rastësi.

Argita Malltezi: Ai duhet ta kishte deklaruar. Oerd Bylykbashin e besoj 100%.

Andi Bushati: Është një strategji shumë e mirë për proces. Është strategji e keqe për të bindur publikun se është rastësi.

Argita Malltezi: Këta thonë pse e kanë ngritur. Thonë kjo letra është pa protokollim, ka shkuar dorazi. Qirjazi as nuk është pushuar nga puna. Ai shkoi në lëvizje paralele.

Ylli Rakipi: Ai u pushua, erdhi Xhemal Gjunkshi dhe pastaj u bë edhe shef i shtabit të përgjithshëm.

Argita Malltezi: Jo vajti me lëvizje paralele.

Ylli Rakipi: Ky Qirjazi iku vetë nga puna?

Argita Malltezi: E kanë hequr socialistët. Konfirmojeni dhe vij prapë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco