‘Protesta radikale’/ Noka: Rruga jonë pa kthim! Edi Rama do gjunjëzohet dhe ky regjim do rrëzohet

23:09, 26/09/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi para kamerave se protestat do të përshallëzohen dhe do të radikalizohen.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Noka njoftoi se protesta kombëtare do të mbahet në datë 6 tetor, pasi opozita nuk mund të rrijë duarkryq kur drejtësia e re vepron në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës, kur bëhet marionetë në duart e Edi Ramës dhe regjimit, kur vendos padrejtësinë si normën të saj në raport me opozitën dhe kur drejtësia e re funksionon si organizatë kriminale për të pastruar dosjet kriminale të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe pushtetarëve.

‘Bëhet fjalë për përshakllëzim. Radikalizim. Do të jemi në terren në të gjitha akset e Shqipërisë. Këto do t’i propozohen Këshillit Kombëtar. Qytetarët janë sot një hap para opozitës, ata janë të revoltuar dhe ata kërkojnë që ne t’i prijmë. Rruga jonë ëshë pa kthim. Edi Rama do të gjunjëzohet dhe ky regjim do të rrëzohet. Shqipëria nuk do të pranojë një narkoregjim që kërkon të likujdojë opozitën dhe të shpopullojë Shqipërinë’, u shpreh Noka.

Noka: Pas vendimit për të burgosur kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Edi Rama me të gjitha këto vendime është i vendosur t’i shpallë luftë opozitës. PD e trajtoi me seriozitet këtë situatë dhe ka vendosur që data 6 tetor të jetë aksioni i parë i vjeshtës. Ne nuk mund të rrimë duarkryq kur drejtësia e re vepron në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës, kur bëhet marionetë në duart e Edi Ramës dhe regjimit, kur vendos padrejtësinë si normën të saj në raport me opozitën dhe kur drejtësia e re funksionon si organizatë kriminale për të pastruar dosjet kriminale të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë pushtetarëve. Edi Rama me vendimin për burgosjen e nënkrytarit të grupit parlamentar kërkon të kërcënojë opozitën si vendim i radhës, kush lufton kundër Edi Ramës dhe ministrave të tij, kush denoncon Edi Ramën dhe ministrat e tij, kush denoncon narkotrafikun dhe lidhjet e Ramës dhe ministrave të tij me krimin e organizuar e pret ky fat. Opozita nuk mund të rrijë duarkryq.

Bëhet fjalë për përshakllëzim. Radikalizim. Do të jemi në terren në të gjitha akset e Shqipërisë. Këto do t’i propozohen Këshillit Kombëtar. Qytetarët janë sot një hap para opozitës, ata janë të revoltuar dhe ata kërkojnë që ne t’i prijmë. Rruga jonë ëshë pa kthim. Edi Rama do të gjunjëzohet dhe ky regjim do të rrëzohet. Shqipëria nuk do të pranojë një narkoregjim që kërkon të likujdojë opozitën dhe të shpopullojë Shqipërinë.

Aksioni opozitar do të jetë edhe në Parlament dhe në terren. Nuk ka më paqe për Edi Ramën dhe regjimin e tij kriminal. Kryesia e vogël e partisë është duke diskutuar detajet dhe do ia paraqesim Këshillit Kombëtar.

Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi i Procedurës penale përcakton që deputetit nuk mund ti kufizohet liria apo nuk mund të burgoset pa miratimin e Kuvendit. 
Narkodrejtësia politike mund të bëjë dhe çmendurira, por detyrimi kushtetues dhe ligjor është të vijë në kuvend. Ne përgjigjem do të ja japim edhe regjimit edhe narkodrejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco