Kryesia e PD vendos për protestë kombëtare/ Opozita zbret në shesh në datë 6 tetor

Kryesia e PD vendos për protestë kombëtare/ Opozita zbret në shesh në datë 6 tetor

22:44, 26/09/2024
A+ Aa A-

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur se do të zhvillojë një protestë kombëtare në datën 6 tetor.

Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, pas dënimit politik të deputetit të PD-së Ervin Salianji nga gjykatat e dirigjuara nga Edi Rama, pas diskutimeve të demokratëve për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar.

Tema kryesore e këtij takimi kanë qenë hapat e ardhshëm të opozitës pas dënimit të Salianjit.

Deputeti Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën e Salianjit, duke kërkuar zhvillimin e diçkaje simbolike që nesër.

Ai u shpreh se, nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme kur ishte në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.

Gjekmarkaj theksoi se PD është ende shumë të vakët me ndërkombëtarët, dhe se duhet të bëjnë një përpjekje të madhe.

“Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët,” tha Gjekmarkaj. “Të bëjmë diçka simbolike nesër, sepse po t’i ndodhte PS-së kjo kur ishte në opozitë, do të kishte reaguar i gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Prandaj, duhet ta përdorim edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët, sepse dënimi politik do të thotë që kjo drejtësi e re nuk funksionon ashtu siç duhet”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim të rrugëve, porteve dhe aeroporteve. Gjithashtu ai ka propozuar dhe bllokim të universiteteve.

Kujtojmë se Berisha u drejtua anëtarëve të Kryesisë së PD-së që të lënë çdo gjë dhe t’i përkushtohen nga mëngjesi deri në darkë betejës për mobilizim, duke theksuar se do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë regjimit.

“Qëndrimi ynë do të jetë një opozitë me të madh e të vogël, me të gjithë atë që guxon, në protestë, protestë. Qëndrimi ynë do të jetë, përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmbë për dhëmbë, si objektivi më madhor absolut, me këtë regjim, që nuk njeh kushtetutë. Me këtë regjim që bën gjithçka të mos ketë opozitë”, tha ndër të tjera Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco