Dënimi i Salianjit/ Boçi: Procesi politik! Goditja ndaj një politikani të tillë, arritje për krahun kundërshtar

Dënimi i Salianjit/ Boçi: Procesi politik! Goditja ndaj një politikani të tillë, arritje për krahun kundërshtar

22:34, 26/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u dënua me një vendim politik nga Apeli me akuzën për kallëzim të rremë ndaj vëllait trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi u shpreh se ky është një sulm ndaj opozitës.

I ftuar në Top Story, ai thotë se është qartazi një proces politik e jo proces gjyqësor, duke mos e quajtur kallëzim nga ana e Salianjit, por vetëm denoncim.

Boçi: Nuk mund të them që kishim shumë dyshime për mënyrën si do operonte trupa e apelit, pasi gjërat ishin paralajmëruar dhe ndaj procesit të zhvilluar duke mos rihapur hetimet për shkak të dëshmive të reja të sjella nga Ervini (Salianji). Kishim pak dyshime që mund të kishte vendim tjetër. Rama përkufizonte dhe paralajmëronte dënimin e Ervinit. ‘Guxo çoje si kallëzim dhe do kesh fatin e personit që ka kallëzuar’.

Ervini nuk ka bërë kallëzim, ndërkohë që ka bërë denoncim publik. Rama e mbajti këtë regjistër për të dënuar Ervinin. Ervini për shkak të karakteristikave si politikan, e mban ngarkesën politike. Goditje ndaj një politikani të tillë është një arritje për krahun kundërshtar.

Nuk është sinjal, është kërcënim i drejtpërdrejtë. ‘Ervini do dënohet dhe kush bën kallëzim ndaj meje do dënohet’, sepse ai (Rama) ka në dorë mekanizimin e padrejtësisë. Absurdi më i madh që duhet të diskutohet është pjesa që Ervini a kallëzoi apo bëri denoncim. Të gjithë politikanët bëjnë denoncim politik. PD nuk është organizatë e sistemit të drejtësisë. Jep indicie në bazë të të dhënave dhe është prokuroria që tregon nëse këto indicie janë të sakta ose jo.

Ne e prisnim, por ajo që duhet debatuar është kjo: ‘Si ka mundësi që ne kemi bërë debate për drejtësinë e re dhe dënohet një person që akuzohet për cilën vepër penale?’. Këta mjeshtrit e drerjtësisë së re e bëjnë këtë drejtësinë e re. Nuk ka kallëzim. Kam dëgjuar çuditërisht termin kallëzim publik. Në cilin nen është termi kallëzim publik dhe për kë kallëzim publik duhet hapur procesi penal e të dënohesh? Qartazi procesi është politik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco