Dënimi i Salianjit/ Gjekmarkaj: Si grup parlamentar në Bruksel! Miti i drejtësisë së re ra si gur për të shtypur kokën e opozitës

Dënimi i Salianjit/ Gjekmarkaj: Si grup parlamentar në Bruksel! Miti i drejtësisë së re ra si gur për të shtypur kokën e opozitës

22:26, 26/09/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka propozuar që grupi parlamentar demokrat të shkojnë të gjithë në Bruksel, e t’i informojnë  për derexhenë ku ka rënë Shqipëria e dhunën politike ndaj lidershipit të opozitës.

Sipas Gjekmarkaj, ky ishte një dënim politik dhe për fat keq miti i drejtësisë së re ra, po ra si gur për të shtypur kokën e opozitës.

Gjekmarkaj: Të bëjmë diçka simbolike që nesër, sepse po t’i bëhej PS-së kjo gjë kur ishte në opozitë, të arrestohej një deputet, do kishte zier rrjeti, do kishin vënë kujën militantët, do qanin ndërkombëtarët me lot për faqe! Ndërsa për ne heshtje, gajret, kini besim tek drejtësia.

Më dhemb nga ana njerëzore dënimi i Ervin Salianjit se e kam mik po edhe politikisht ka simbolikën e vet! Nesër nga ne duhet një akt simbolik sëpaku si grup, si kryesi si parti për një standart që bie për liritë që kufizohen për mesazhin mafioz që marrim.

Sot secili nga ne ka thënë që ishte dënim politik, pra për fat keq miti i drejtësisë së re ra, po ra si gur për të shtypur kokën e opozitës.

Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët...më shumë se protestë Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Ndaj ta përdorimim edhe këtë formë të rëndësishme jo si protestë, se nuk kemi pse protestojmë para institucioneve të Europës, por si grup parlamentar të shkojmë të gjithë në Bruksel, e t’i informojmë  për derexhenë ku ka rënë Shqipëria e dhunën politike ndaj lidershipit të opozitës e kudo tjetër, si grup, ta bëjmë një lajm, lajmin që duhet, në mediat ndërkombëtare, atë që çka po ndodh me ne këtu, me përfaqësuesit e gjysmës së Shqipërisë nën pranga.

Protesta po të çdo tipi por jo në rreth izolacionist ato duhet të marrin frymarrje ndërkombëtare! Duhet te jemi kreativ e të bëjme gjithçka duhet e njerëzit duan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco