Blushi: ‘Drejtësia e Re’ është hanxhar në duart e Edi Ramës dhe Narkoshtetit për të masakruar opozitën

Blushi: ‘Drejtësia e Re’ është hanxhar në duart e Edi Ramës dhe Narkoshtetit për të masakruar opozitën

22:16, 26/09/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas vendimit politik për deputetin e opozitës, Ervin Salianji.

Blushi është shprehur se dënimi me burgim politik i deputetit, Ervin Salianji faktoi para të gjithë shqiptarëve se "Drejtësia e Re" është hanxhar në duart e Edi Ramës dhe Narkoshtetit për të masakruar opozitën, asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinë.

Postimi:

Dënimi me burgim politik i deputetit zemërluan, Ervin Salianji faktoi para të gjithë shqiptarëve se "Drejtësia e Re" është hanxhar në duart e Edi Ramës dhe Narkoshtetit për të masakruar opozitën, asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinë.

Kjo është një hakmarrje e verbër primitive për:

Denoncimet e vërteta, të forta dhe pakompromis të Salianjit kundër padrejtësive, aferave të tmerrshme korruptive e kriminale dhe lidhjeve shumë të ngushta të trafikut të drogës me NarkoQeverinë:

Fitoren e Bashkisë së Kavajës dhe të çdo përballjeje tjetër elektorale ku Salianji ka trimfuar.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton vendin si çiflig, që kryen akte të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë mbetet përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Koha që guximi i opozitës të flasë me aksion më të fortë se kurrë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco