VIDEO/ Nesho: Në Shqipëri është instaluar diktatura e bandave, opozita burgoset si në kohën e Hitlerit

22:06, 26/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV për të diskutuar sa i përket vendimit politik ndaj deputetit të opozitës ishte ambasadori, Agim Nesho.

Nesho është shprehur se këtu është instaluar diktatura e bandave ky kryeministri nuk përfaqëson asgjë përveç se krimit.

"Rama e shikon që është në një pozitë të vështirë pasi ka shpërdoruar pushtetin për të blerë influencë jashtë shtetit. Ky ka një diktaturë të bandave dhe ka gjuhën e një rrugaçi dhe nuk përfaqëson asgjë përveç krimit.

Ne tani po jetojmë në një diktaturë dhe është e njëjta diktaturë si në kohën kur një ish mësues pikture i dështuar shkatërrojë botën me luftën e tij, pra në vitin 1945. I njëjti person po rikthehet në politikën shqiptare duke kapur dhe manipuluar drejtësinë.

Edhe diktaturat më të egërta si ajo e Hitlerit kanë filluar me çështje të mëdha drejtësie. Kjo është për të trembur aktivistët politik.  Mendoj që edhe opozita tashmë duhet të jetë jo vetëm realiste. Lideri i opozitës mbahet nën arrest politik për ta penguar të bëjë detyrën e tij. Ja, plotësisht solidar me Salianjin dhe e mbështes në betejën e tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco