‘Dënimi i Salianjit, tekë e Ramës e Xhafajt’/ Bardhi: I pritshëm vendimi, s’na trembin sulme të tilla! Gjyqtarët, trashëgimi e sistemit të vjetër!

22:06, 26/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se dënimi i deputetit të PD, Ervin Salianji nuk do ta zmbrapsë opozitën në denoncimet e saj ndaj lidhjeve te qeverisë me krimin dhe korrupsionin.

Në një lidhje direkte me emision ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bardhi tha se heshtja e opozitës përballë këtyre sulmeve, do të ishte e dëmshme jo vetëm për vetë opozitën por edhe për çdo qytetar të kësaj Republike.

Sipas Bardhit,  gjyqtarët që votuan pro dënimit të Salianjit, nuk përfaqësojnë drejtësinë e re por janë si trashëgimi e një sistemi të vjetër.

Bardhi shtoi gjithashtu se një vendim i tillë ishte i pritshëm nga Grupi Parlamentar i PD dhe vetë deputetit Salianji, teksa tha se dënimi për ‘kallëzim të rremë’ në çdo rast pezullohet, për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Dënimi i Salianjit, tha Bardhi, është thjeshtë një tekë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt!

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD, do të jetë kryesia e kësaj forcë politike që do të vendosë për hapat e mëtejshme që do të ndiqen, jo vetëm për rastin e paprecedentë të Salianjit, porse kjo tha Bardhi, prek çdokënd.

Kallëzimi im është në SPAK konform ligjit dhe jo siç e do Rama dhe vëllai i tij. SPAK ka rihapur dhe njëherë dosjen e pluhurosur të vëllait të Ramës. Garantoj Ramën e qytetarët që s’frikësohemi. Sjellje të kësaj natyre dhe sulm ndaj deputetëve, na bën më të ndërgjegjshëm. Heshtja do të ishte e dëmshme për secilin prej nesh në Shqipëri. Do t’i qëndrojmë ballë për ballë.

Ka pasur kritikë dhe kam bërë ndaj cilido brenda sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët që dhanë sot vendimin, 2-1, s’janë pjesë e sistemit të ri të drejtëisë, janë trashëgimi e sistemit të vjetër të drejtësisë. E dija vendimin, ishte i pritshëm nga Grupi parlamentar. S’ishim të surprizuar.  

Në seancën e kaluar avokatët e Salianjit, sollën vendim e gjyqtarit të dorëhequr, ishte cituar një vendim që s’ishte administruar si provë në seancat që janë zhvilluar. Relatorja tha ditën e sot, e kam vendimin dhe thotë se e kam administruar. Ishte një akt fotokopje, që s’kishte vulë e firmë. Është marrë si provë private në gjykatë.

Administruan një provë që gjyqtari i shkallës parë e kishte futur në dosje. Ka kryer falsifikim. S’kanë ndodhur të tilla gjëra as në diktaturë. Kurrë, që një qytetar të ketë shkuar në burg për kallëzim të rremë. Vepra penale që kur dënohen, pezullohen nga gjykata se s’kanë rrezikshmëri shoqërore dhe thjeshtë për tekë të Ramës e Xhafajt, urdhëron të vuajë një vit burgim një qytetar, për kallëzim të rremë.

Kjo provë sështë administruar në seanct gjyqësore. Dr.policisë e kanë fabrikuar dhe paguar dëshmitarin e rremë, dhe sot një deputet i pd cohet në burg. U dënua pse denoncoi vëllain e min.brendshëm, që svuante dënimin por bridhte i lirë në shqipëri. Po coj në burg salianjin se i ka cenuar fytyrën engjëllore të një trafikanti droge si Geron Xhafaj.

Duhet të ndërgjegjësojmë qytetarët, që sëhstë vetëm dënim i salianjit, por i cdo qytetar. Ska asnjë dallim mes regjimit të para 34 viteve dhe atij që po instalon sot Edi RAMA.

Ka vënë në ? të spak, regjistrime se si prok.të spak paguhen pë rtë mbyllur dosje korruptive. Janë bërë bashkë me krimin e organizuar kundër opozitës së vendit dhe qëllimi të shuajmë opozitën, që të kemi jo vetëm shtetin e baba mondit por edhe shtetin privat të Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco