Mandati i Olta Xhaçkës, Zhupa: Kuvendi nuk ka respektuar vendimin e GJK, i garantohet mbrojtje politike

Mandati i Olta Xhaçkës, Zhupa: Kuvendi nuk ka respektuar vendimin e GJK, i garantohet mbrojtje politike

12:12, 26/09/2024
A+ Aa A-

Në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet një tryezë për drejtësinë me përfaqësuesit e Institucioneve të Pavarura. 

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, duke i grantuar ish-ministres mbrojtje politike.

Zhupa theksoi se në vend ende nuk jepet drejtësia në kohë qytetarëve, ku u shpreh se u duhet deri në 7 vite për të marr një vendim gjyqësor.

FJALA E PLOTË:   

1. Respekti ndaj pavaresise se GJK, kuvendi nuk respekton vendimet e GJK, për mandatin e deputetes Olta Xhacka, duke garantuar mbrojtje politike. Kuvendi ka rrënuar besimin e publikut tek autoriteti i GJK

2. Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomise. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend eshte i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik

3. Ska ndodhur kurrë që në institucionet e pavarura të mos ketë balancë. Të gjitha emërimet e Kuvendit janë bërë nga mazhoranca, pa asnjë diskutim dhe përfshirje të opozitës.

Mandatet zgjaten jashtë afateve, duke i mbajtur peng, te lidhur me vullnetet e mazhorancës dhe pa forcën për vendimarrje të pavarura. Kemi mandatet e KLGj, KLP, Avokat i Popullit etj

4. Politizimi i administares publike, shndërrimi i tyre në ushtri elektorale është shqetësim madhor. 3 raporte të osbe-odihr për zgjedhjet në Shqipëri ngrenë shqetësimin për përdorimin e administratës publike në zgjedhje, edhe pse me ligj ato janë të depolitizuar, pushteti i përdor për zgjedhje. Ska asnjë përmirësim, vetëm përkeqësim.

5. Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco