KAFE SHQETO/ Besnik Jakaj: Agjencia e barnave është rrënuar. Zgjidhen ca velina patronazhiste….

10:24, 26/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë mjeku Besnik Jakaj. Ai ka komentuar situatën me ilaçet në vend dhe ka hedhur akuza të ashpra pasi kontrabanda e ilaçeve rrezikon jetën e shqiptarëve.

Besnik Jakaj: Ka ilaçe që kushtojnë më lirë e për pasojë nuk japin efektin. Përthithja në organizëm, shpërndarja në organizëm dhe koha e dhënies së efektit. U bënë ndryshimet ligjore me këtë qëllim. Në 2014 u larguan kompanitë patentë se nuk mban përgjegjësi pastaj kur i hap rrugë importit paralel as mbajtësi i organizimit për tregtim. Se nuk e ke marrë nga unë në Francë, por e ke marrë në Turqi në mënyrë klandestine që mua rregullat ndërkombëtare nuk ma lejojnë ta bëj këtë gjë. Por zoti Beqja nën pretekstin e uljes së çmimeve, ndërkohë që shqiptarëve u kanë kushtuar këto vite shumë më shtrenjtë barnat. Sepse nëse unë marr një bar sado i lirë qoftë ai e nuk me jep efektin do te thotë se shëndeti im është përkeqësuar e pastaj nuk e rregulloj do as me atë barin e shtrenjtë që e paguaj nga xhepi im.

Janë gjerat shumë të lidhura. Në këtë histori, ka plasur kontrabanda. Sepse mungojnë barnat në treg. Një pjesë e barnave që ne i kemi në treg dhe që e dinë farmacistët. Tani si e bëjmë ketë gjë. Do degradojmë agjencinë e barnave e cila është rrënuar. Zgjidhen ca velina patronazhiste  e dërgohen aty. Sa herë ta ka dale drejtori i agjencisë së barnave për të treguar që kemi kaq barna, kemi bërë këtë. Kush janë tre elementët që mbrojnë sjelljen e barit në treg, farmakovigjilenca, laboratori. Se inspektimi në e dimë çfarë bën…Inspektori shkon tek farmacia aty, po i dha kush ndonjë lek….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco