'Bektashinjtë janë jetimë'/ Akil Pano: Rama zbuloi padijen e tij mbi teizmin

'Bektashinjtë janë jetimë'/ Akil Pano: Rama zbuloi padijen e tij mbi teizmin

09:13, 26/09/2024
A+ Aa A-

Nga Akil Pano

Rama nuk e di!

Me deklaratën “Bektashinjtë janë jetimët e Shqipërisë” nëse Rama nuk ka fyer Bektashinjtë, ka zbuluar padijen e tij mbi teizmin.

Nuk është jetim ai njeri që beson në Zot. Asnjë njeri, familje, apo komunitet. Zoti është Ati i njeriut të besimit. Identiteti dhe përkatësia janë element thelbësor daulles mes teistit dhe joteistit.

Por këtë Rama, nuk e di!!! Shpresoj nga kjo padije buron deklarata e tij fyese, e pakuptimtë dhe e pavend! Dukshëm kryeministri ka nevojë për ndihmë! Sa më shumë përpiqet të jetë bindës në projektin për shtetin e ri sovran, aq më thellë zbret në gabim dhe padije!

Dy fjalë për ata që vrapojnë pas ‘gabimit’ dhe ‘padijes’!

Interesat meskine të njerëzve të vegjël në shërbim të antishqiptarisë, përgjatë shekujve e në vijim, kanë qenë dhe mbeten helmi që injektohet ndër venat e trupit kombëtar.

Ky projekt obskur, i cili synon tjetërsimin e territoreve shqiptare, kërcënim të sigurisë kombëtare, prishje të rendit kushtetues, dhunim të shtetit laik dhe asgjesimin e harmonisë fetare në Shqipëri, duhet kundërshtuar me forcë.

Precedentët që krijohen në vijim mbi potencialin e një lufte fetare dhe copëzimin e Shqipërisë janë pafund…! Nuk ekzistojnë vepra penale më të rënda!

Prijësit e verbër, burracakët, të shiturit që promovojnë dhe mbështesin akte të tradhëtisë kombëtare herët a vonë do t’i gjykojë historia.

Zoti pastë mëshirë për ne të gjithë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco