Studiuesja në SHBA jep alarmin e fortë: ‘Vuçiç njësoj si Putini, po përgatit hakmarrje ndaj Kosovës’

Studiuesja në SHBA jep alarmin e fortë: ‘Vuçiç njësoj si Putini, po përgatit hakmarrje ndaj Kosovës’

08:34, 26/09/2024
A+ Aa A-

“Ashtu siç Putini akuzoi Perëndimin për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe kaloi jetën e tij duke u përgatitur për hakmarrjen e vitit 2022, Presidenti serb po përgatit hakmarrjen e tij për vitet '90”.

Këtë skanim i bëri studiuesja e njohur që operon në Shtetet e Bashkuara, Ivana Stradner, fjalimit të Aleksandër Vuçiç në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ai po pret vetëm momentin e duhur gjeopolitik”, lëshon alarmin ekspertja e njohur e sigurisë. Ndërsa, studiuesi europian, Jakub Bielamowicz, vlerëson se presidenti serb shkoi plotësisht me një retorikë anti-perëndimore duke dënuan dominancën e kapitalizmit perëndimor.

“Ai fajësoi perëndimin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe rrëzimin e Jugosllavisë, gjithashtu dhe bombardimet e NATO-s të vitit 1999 që i hapën rrugën pavarësisë së Kosovës”, thekson eksperti europian. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco