Këlliçi akuza SPAK-ut: Organet e reja të drejtësisë e kanë mendjen të godasin opozitën

Këlliçi akuza SPAK-ut: Organet e reja të drejtësisë e kanë mendjen të godasin opozitën

22:35, 25/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj SPAK ku është shprehur se është i njëanshëm dhe e ka mendjen të godasë vetëm opozitën.

Këlliçi gjatë një interviste për ACTV në Michigan ka folur për çështjen e Berishës duke thënë se po mbahet në arrest shtëpie pa prova dhe fakte.

“Organet e reja të drejtësisë e kanë mendjen të godasin opozitës. Sot që flasim kreu i PD Sali Berisha vijon të mbahet në arrest shtëpie pa prova pa fakte dhe akuza. Sot që flasim nuk ka dokument me firmë të Berishës që ta implikonin atë për atë që ka kryer.

Rama ka ndryshuar destinacionin dhe goditjen ligjore e merr Berisha. Unë e shoh që SPAK ka qenë i njëanshëm. Ka goditur zyrtarë të nivelit të tretë. Ulin kokën si struci përballë fakteve flagrante”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco