SYRI TV/ 'Mos keqpërdorni raportet e Brukselit', Gonzato përplaset me Xhafajn për sistemin e drejtësisë

22:00, 25/09/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato është përplasur me kreun e komisionit të posaçëm anti-korrupsion Fatmir Xhafaj gjatë një aktiviteti ku u publikua raportin mbi punën e SPAK- dhe dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Debatet lindën pas përpjekjes së Fatmir Xhafajt i cili në emër të llogaridhënies dhe transparencës po motivonte nevojën për ndërhyrje ligjore sa u përket funksionimit të organeve të drejtësisë, e cila u kundërshtua prerë nga ambasadori Gonzato. 

SYRI TV

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin ndaj përpjekjeve të mazhorancës socialiste për kontrollin e punës së organeve të drejtësisë përmes komisionit të posacëm antikorrupsion, I cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Kjo çështje shkaktoi përplasje mes ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato dhe kreut të komisionit Fatmir Xhafaj gjatë një aktiviteti të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes e cila publikoi këtë të mërkurë raportin vjetor krahasues 2020 - 2023 mbi punën e SPAKUT dhe dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Debatet lindën pas përpjekjes së Fatmir Xhafajt i cili në emër të llogaridhënies dhe transparencës po motivonte nevojën për ndërhyrje ligjore sa u përket funksionimit të organeve të drejtësisë.

“Pavarësia në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jetë këmishë force për të mos u gjykuar për përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe transparendën. Ky do të ishte një gabim i madh”

 “Pa institucione të pavarura të drejtësisë, nuk ka drejtësi të pavarur. Kriteret si përgjegjshmëria dhe transparenca nuk mund të përdoren me koston e pavarësisë së tyre dhe mendoj se ka mekanizma të brendshëm, që institucionet e drejtësisë t'i rrisin këto dy cilësi”.

Edhe propozimi i Kreut të komisionit Xhafaj për shtimin e llogaridhënes së institucioneve të drejtësisë para Parlamentit, u kundërshtua bnga ambasadori Gonzato I cili kërkoi që të mos keqpërdoren raportet e Brukselit për të justifikuar qëllime të tilla.

“Institucionet e drejtësisë nëpërmjet raportimit në Kuvend, që është detyrim kushtetues dhe ligjor, përmbushin një pjesë të këtij detyrimi që kanë, por besoj që është e pamjaftueshme. Besoj se  do të duhet se bashkë me institucionet e drejtësisë, shoqërinë civile, të shohim mekanizma se si mund ti fuqizojmë mekanizmat që njeh kushtetuta dhe ligji dhe se si mund të shtojmë mekanizma të reja që janë në funksion të përgjegjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës”.

 “Unë e di që në Raportin tonë të Progresit ose Raportin e Shqyrtimit të Legjislacionit, flasim për Parlamentin që të ushtrojë rolin e tij në mënyrë më adekuate, por kjo nuk ishte menduar të formulohej si ndryshim i kontrolleve dhe balancave aktuale ose ndryshimi i hierarkisë midis institucioneve të ndryshme. Ato synojnë thjesht të inkurajojnë Parlamentin që të ndjekë seriozisht ato diskutime që ai ka rregullisht me institucionet e pavarura të drejtësisë dhe institucione të tjera, dhe të ndjekë rekomandimet e bëra në raportet e këtyre institucioneve, duke marrë masat që nevojiten, duke përfshirë edhe masat buxhetore”,

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pritur me skepticizëm ngritjen e komisionit të posacëm antikorrupsion teksa kanë theksuar nevojën për gjithpërfshirje dhe moscënim të organeve të drejtësisë në vend. Opozita e ka bojkotuar komisionin e posacëm antikorrupsion duke e cilësuar atë si propagandë të Kryeministrit Rama dhe me argumentin se personi I cili është përgjegjës për korrupsionin 11 vjecar në të gjitha nivelet e qeverisjes nuk mund ta luftojë atë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco