VIDEO/ Berisha: Edi Rama, ky antishqiptar, luajti letrën e ndasive fetare të kombit, por i futi thikën vetes së vet dhe bëri suicid

20:49, 25/09/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se së shpejti  Edi Rama do përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Përpara mbështetësve të tij në Rrugën e Shpresës në ditën e 265 të qëndresës qytetare, Berisha tha se PD do ecë e sigurt drejt qeverisë teknike, drejt fitores.
'Garantoj çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi se rrogat në Shqipëri përsëri do bëhen më të lartat në rajon.
Garantoj çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi se në Shqipëri nuk do numërojë më njeri kafshatën. Se nuk do ketë TVSH për ushqimet.'-solli në vëmendje Berisha.

FJALA E BERISHËS

Ndaj dhe ai që rrah gjoksin, ai mbulon vjedhjet e tij, plaçkitjet, hajnitë.
A e dini se nga vjen ky dyfishim përveçse nga droga?
Ky dyfishim vjen sepse rruga në Shqipëri për kilometër në fushë e ndërtuar nga Lubi Balluku, kushton 10 herë më shumë se në Kroacinë anëtare të BE.
Po, po, këto janë shifrat e flluskës së GDP-së së Edi Ramës.
Kurse atyre u mbeten plaçkitjet e dhjetëra milionëve, kurse qytetarëve i mbetet varfëria dhe largimi nga Shqipëria.
Kjo punë merr fund!
Është radha jonë.
Do ecim të sigurt drejt qeverisë teknike, drejt fitores.
Garantoj çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi se rrogat në Shqipëri përsëri do bëhen më të lartat në rajon.
Garantoj çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi se në Shqipëri nuk do numërojë më njeri kafshatën. Se nuk do ketë TVSH për ushqimet.
Miqtë e mi, të ndalemi pak për një moment tek ky antishqiptar, i cili erdhi në pushtet dhe mori flamurin e ndarjes së Kosovë.
Por nëse je armik i Kosovës, të larë me gjakun e qindra mijëra shqiptarëve gjatë një pushtimi të fundit serb, ti je armik i Shqipërisë dhe njerëzimit.
A nuk erdhi ky me flamurin e ndryshimit të kufijve, siç i thoshte Vuçici, dhe ndarjes së Kosovës.
Ndarjes së Kosovës për të përjetësuar preambulën e Kushtetutës serbe.
Ky i pabesë, ky tradhtar futi në një lojë njerëz që kishin sakrifikuar çdo gjë për Kosovën dhe në fund i çoi në Hagë.
A e keni më ndonjëherë të thotë: Liria ka emër?
Shkoi në asamblenë e Këshillit të Europës dhe u futi thikat pas shpine luftëtarëve të lirisë.
Ky armik i Kosovës, pasi dështoi me skenarin e ndarjes, të firmosur nga fondacioni Soros në Beograd dhe para tyre nga Millosheviçi, si argat i Vuçiçit vrapoi me flamurin ruso-serb të Ballkanit të Hapur.
A nuk është ky tradhtar, ky antishqiptar, që kërkoi që veriu i Kosovës të vendoset nën protektoratin e KFOR-it?
A nuk është ky tradhtar i shpifur, që pa i kërkuar njeri, vetëm për të akuzuar qeverinë e Kosovës, bëri projektin që ia dha Vuçiçi, projekti që i dorëzoi Vuçiçin për asociacionin e komunave serbe në Kosovës?
A nuk është ky tradhtar i kombit, që nga Tirana lobonte me presidentin francez dhe burrështetas të tjerë që të mos hiqeshin vizat për qytetarët e Kosovës?
Ky antishqiptar, së fundmi, futi thikën mbrapa, luajti letrën e ndasive fetare të kombit shqiptar, por i futi thikën vetes së vet dhe bëri suicid.
Së shpejti do përfundojë në koshin e plehrave të historisë.
Në banesën e tradhtarëve të kombit.
Edhe njëherë, rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco