VIDEO/ Berisha: Kishim rrogat më të ulëta, kemi rrogat më të ulëta përsëri! ‘Rritja ekonomike’ e Ramës ka sjellë rritje të çmendur të çmimeve

20:34, 25/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama për vete i ka rritur me dhjetëra herë pasuritë e tij mirëpo shqiptarët kishin rrogat më të ulëta, dhe kanë rrogat më të ulëta përsëri.

Në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’,Berisha u shpreh se sot diferenca me rrogat në rajon mbetet ajo që ishte para rritjes së rrogave, në një kohë kur 11 vite më parë, ne vrapuam dhe dolëm në krye të rajonit për rrogat.

FJALA E BERISHËS

Po, po, Edi Rama për vete i ka rritur me dhjetëra herë pasuritë e tij.
Po, po, Lubi Balluku nuk ia njeh kufirin pasurive të saj.
Erion Veliaj, bashkë me soj e sorollop milionerë.
Po kush nga ju o qytetarë përfitoi nga dyfishimi i prodhimit të brendshëm të vendit?
Po çfarë përfituat ju nga kjo rritje?
Një ndëshkim! Po cili është ky ndëshkim? Rritja e tmerrshme e çmimeve të ushqimeve dhe të çmimeve në tërësi.
Kjo rritje me narko-eurot, kjo rritje solli çmime në ushqime dhe të tjera 10 gjer në 250 përqind më të larta se çmimet mesatare në BE.
Atëherë, a nuk është ndëshkim për qytetarin kjo rritje?
Është parajsë për kriminelët e qeverisë, për oligarkët e saj.
Është ndëshkim dhe varfërim për mbarë qytetarët shqiptarë sepse çmimet kaluan në stratosferë.
Të dashur miq, këto ditë Edi Rama rrah gjoksin se arsimtari merr 950 euro, se rroga u bë 900 euro.
Prisni! Ka një problem tjetër të madh. 
Aty ku ishim, mbetëm.
Kishim rrogat më të ulëta, kemi rrogat më të ulëta përsëri.
Po pse? Se 11 vite të tjerët ecën me vrap në një kohë kur ne zbritëm shkallët poshtë e më poshtë.
Pra, të dashur miq, sot diferenca me rrogat në rajon mbetet ajo që ishte para rritjes së rrogave, në një kohë kur 11 vite më parë, ne vrapuam dhe dolëm në krye të rajonit për rrogat.
Ajo ishte rritje. Edhe atëherë ishte dyfishuar GDP, por u dyfishua për qytetarët, jo për oligarkët, jo për qeveritarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco