Berisha: Kullat e korrupsionit dhe drogës kanë përpirë 4 miliardë euro, kjo nuk është rritje ekonomike por ndëshkim për qytetarët

20:26, 25/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës ka demaskuar qeverinë aktuale, dhe kullat e ndërtuara nga kjo e fundit, të cilat sipas Berishës, kanë ‘përpirë’ 4 miliardë lekë.

“O miq, pa më thoni pak, vetëm këto kulla që kanë përpirë 4 miliardë, dhe që Edi Rama i quan rritje të GDP-së, këto kanë dhjetërafishuar në mos qindfishuar pasuritë e oligarkëve”, u shpreh Berisha.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore.

Mirënjohjen më të thellë, më të pakufishme ndaj jush guximtarëve të pamposhtur, misionarëve të vërtetë të kauzës së madhe të çdo qytetari shqiptar.

Me qëndresën tuaj, me protestën tuaj, ju jeni burim frymëzimi për çdo shqiptar që vendos të luftojë për dinjitetin e tij.

Për çdo shqiptar që vendos të luftojë për votën e lirë, për shpresën, besimin dhe të ardhmen në Shqipëri.

Për interesin kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Miqtë e mi, sot i damkosuri apo më i damkosuri, kreu i narkoshtetit shqiptar rrahu gjoksin se ekonomia shqiptare gjatë këtyre 11 viteve është rritur dy herë.

Të dashur miq, ftoj çdo qytetar shqiptar të ndalet për një moment në këtë deklaratë dhe të pyesë veten sa herë janë rritur kursimet e tij, sa herë janë rritur pasuritë e tij, pronat e tij, të ardhurat e tij gjatë këtyre 11 viteve.

Cila është e vërteta e kësaj rritje të dyfishtë të prodhimit të brendshëm?

Ju lutem, mbyllni sytë për një moment dhe kur t’i hapni do ju dalin përbindëshët e korrupsionit dhe drogës, kullat e Tiranës.

O miq, pa më thoni pak, vetëm këto kulla që kanë përpirë 4 miliardë, dhe që Edi Rama i quan rritje të GDP-së, këto kanë dhjetërafishuar në mos qindfishuar pasuritë e oligarkëve.

Po këto kulla 3.2 miliardë i kanë nga nëntoka, jo nga bankat.

Pra, këto kulla i quan në stratosferë çmimet e apartamenteve.

Atëherë, më thoni rritje për qytetarin është kjo?

Kjo rritje është ndëshkim për qytetarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco