VIDEO/ Muçeku: Ekonomia informale në Shqipëri, ndër më të lartat e rajonit

20:22, 25/09/2024
A+ Aa A-

Në ditën e 286 të Qëndresës qytetare në Rrugën e Shpresës ka mbajtur fjalën e tij edhe drejtuesi i Departamentit të Financave në PD, Hysen Muçeku.

Muçeku u shpreh se sot ekonomia informale në Shqipëri është ndër më të lartat e rajonit. Gjithashtu ai shtoi se në programin e saj PD, ka vendosur objektiva të rëndësishëm, së pari akti i parë që do të ndërmarri është që do të propozojë minimumin jetik për qytetarët shqiptarë, dhe së dyti do të dyfishojë pensionet dhe pagat minimale.

'Në programin e saj PD, ka vendosur objektiva të rëndësishëm, së pari akti i parë që do të ndërmarri është që do të propozojë minimumin jetik për qytetarët shqiptarë, së dyti do të dyfishojë pensionet dhe pagat minimale.

Do thoni ju ku do ti gjejmë këto burime? Burimet kanë qënë këtu, dhe prej 12 vitesh qeveria shqiptare i ka pasur në dispozicion por këto burime i ka shpërdoruar, i ka shktërruar burimet financiare, pra paratë e qytetarëve shqiptarë.

Unë sot po ju tregoj vetëm disa shifra se ç'bëhet me buxhetin e qytëtarëve shqiptarë, ne sot arkëtojmë në buxhetin e shtetit rreth 1.3 milliard dollarë më pak krahasuar me vendet e rajonit, pasi kemi rendimentin më të ulët fiskal, rreth 27-28%, kur të gjitha vendet e rajonit sot e kanë mbi 34%.

Sot ekonomia informale në shqipëri është ndër më të lartat e rajonit.'- u shpreh Muçeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco