Cilat janë falsifikimet në dosjen 'Partizani'?/ Nuri: Ajo dosje nuk ka prova! Aty ka elementë të tjetërsuar

Cilat janë falsifikimet në dosjen 'Partizani'?/ Nuri: Ajo dosje nuk ka prova! Aty ka elementë të tjetërsuar

20:09, 25/09/2024
A+ Aa A-

Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha e dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi kanë firmosur këtë të mërkurë në SPAK mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”.

Avokatët tërhoqën aktet ndërsa mbeten 10 ditë kohë për të bërë prapësimet, para se dosja të kalojë në gjykatës me kërkesën e çeljes së gjykimit.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar Jamarbër Malltezi i cili radhiti 7 fakte që provojnë sipas tij që SPAK nuk ka guxim të hetojë Edi Ramën.

Avokati Franc Nuri i ftuar në 'Edicionin e Mbrëmjes' në Syri Tv, komentoi mbylljen e hetimeve teksa u shpreh se dosja nuk ka prova koherente që të ketë lidhje me akuzat që ka ngrotur prokuroria ndaj zotit Berisha apo Malltezit. 

Ne e kemi njekur konferencën e liderit Berisha po ashtu dhe deklaratat e zotitr Malltezi , është e vërtetë që kjo dosje përveç faktit që duket voluminoze për atë që doli në media.

Është një shifër që ka ngelur tashmë në mendjen e gjithë qytetarëve, por përtej atij fakti ajo dosje nuk ka prova koherente që të ketë lidhje me akuzat që ka nrgiotur prokuroria ndaj zotit Berisha apo Malltezit. 

Unë e kam thënë dhe herë tjera ato janë thjeshtë elementë të ndryshëm të shkëputur për të bërë të mundur që të duket sikur prokuroria dhe SPAK kanë gjetur element që nuk provojnë , nuk kanë elementët më minimal të provueshmërisë së akuzave që ky organ ka ngritur dhe tashmë kërkon ta çojë në gjykim.

Aty ka elementë të tjetërsuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco