‘Po shkatërron qarkun e Dibrës’/ Rama bukoset në takim me shqiptarët në New York

‘Po shkatërron qarkun e Dibrës’/ Rama bukoset në takim me shqiptarët në New York

19:26, 25/09/2024
A+ Aa A-

Qytetarja Ferzileta Gjika ka denoncuar në rrjetin e saj social Facebook, të vertëtën në lidhje me takimin e Ramës me shqiptarët ne New York, teksa tregon me fakte se si Rama iu shmang pyetjes kryesore drejtuar nga ata.

‘Ju dhe qeveria juaj e keni prioritet Turizmin. Përse nuk e shikoni si destinancionin më të afërt turistik luginën e Drinit të Zi dhe të mbështesni me zhvillim infrastrukturor këto 7 njësi të qeverisjes vendore, por mendoni ta zhysni nën ujë pjesën me historike te Kombit Shqiptar, ndërkohë që sot ka plot burime alternative për energji?’... ishte pyetja e drejtuar dhe video më poshtë tregon se si ju shmang kryeministri përgjigjes.

Postimi i plotë: 

Sot me date 24 Shtator, 2024, Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me perfaqesues te shoqerise civile ne Diaspore, ne qytetin e Bronx, Nju Jork.
Kundershtimi ndaj Diges se Skavices ka ngritur shqetsmin ne lidhje genocidin qe i behet popullit te Dibres, fundosjen nen uje te 35 fshatrave, vendin te Kastrioteve, si dhe problematikat ne lidhje me Rrugen e Arbrit, si nje rruge qe s'mbaron kurre. Rruga e Arbrit eshte deshtimi me i madh i te gjitha qeverive dhe ende nuk ka shprese se mbaron pasi eshte shembulli me i keq i projektit dhe cilesise se punimeve pasi e kemi pare nga afer.
Pyetja konkrete qe iu drejtova nè fillim ishte kjo:
"Dibra e vetmja Bashki ne Shqiperi qe ka 7 Njesi Administrative te Qeverisjes Vendore qe nuk jane te lidhura me rruge te asfaltuara e madje nuk kane ne territorin e tyre asnje meter katror asfalt.
Njesia Rec,
Njesia Zall-Dardh,
Njesia Arras (Cidhen)
Njesia Muhurr,
Njesia Lure,
Njesia Luzni,
Njesia Selishte,
Keto 7 njesi administrative jane nder zonat me te varfra te Shqiperise.
Ju dhe qeveria juaj e keni prioritet Turizmin. Perse nuk e shikoni si destinancionin me te afert turistik luginen e Drinit te Zi dhe te mbeshtesni me zhvillim infrastructuror keto 7 njesi te qeverisjes vendore, por mendoni ta zhysni nen uje pjesen me historike te Kombit Shqiptar, nderkohe qe sot ka plot burime alternative per energy?
Kerkonte ti shmangej pyetjes, dhe nuk u pergjigj, replika vazhdoi.. Per me shume ndiqni videon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco